Bota

Vrasja e nxënësve në Gllogjen, i ndryshohet masa një prej të akuzuarve

11 Janar 2022, 18:47 Nga DOSJA
Vrasja e nxënësve në Gllogjen, i ndryshohet masa një prej

KOSOVË- I akuzuari si një nga autorët e sulmit me armë në Gllogjen të Deçanit, është liruar nga paraburgimi. Sinjali shkruan se Malsor Mehmetajt, i është zvendësuar masa e paraburgimit me masën e arrestit shtëpiak. Këtë gjë e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Pejë, Tringa Zhuti. Gjykata e mori këtë vendim, pasi natën e 26 nëntorit, kur dhe ndodhi ngjarja, Mehmetaj ndodhej në punë.

“Me propozim te prokurorit te çeshtjes, te pandehurit Malsor Mehmetaj, masa e paraburgimit i eshte zevendesuar me masen e arrestit shtepiak“, tha Zhuti.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e 26 nëntorit, ku një person me maskë qëlloi me armë ndaj autobusit dhe më pas u zhduk pa lënë gjurmë nga vendi i ngjarjes. Nga breshëria viktima mbetën dy nxënësit Ledion Hamzaj, 16 vjeç dhe Gentiana Mustafaj, 17 vjeç si edhe shoferi i autobusit Gani Gjokaj. Po ashtu, një tjetër i mitur mbeti i plagosur por ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja e ndodhur  mendohet ka nisur për shkak të një vajze të re nga Gllogjani e cila është vetë flijuar. Sipas familjes së vajzës së vetëvrarë arsyeja e kësaj vetëvrasje është shoferi i autobusit, Gani Gjokaj.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni gani gjokaj gentiana mustafaj ledion hamzaj malsor mehmetaj sulmohet autobusi me nxenes ne kosove tringa zhuti gani gjokaj gentiana mustafaj ledion hamzaj malsor mehmetaj sulmohet autobusi me nxenes ne kosove tringa zhuti

Sondazh

Poll