Bota

Gjyqi në Hagë/Haradinaj: Brigadën 138 e formuam me oficerë amerikanë dhe shqiptarë

11 Janar 2022, 19:05 Nga DOSJA
Gjyqi në Hagë/Haradinaj: Brigadën 138 e formuam me oficerë

HAGË Ish-nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës, Nasim Haradinaj ka dëshmuar ditën e sotme në seancën gjyqësore ndaj dy krerëve të OVL-UÇK-së, atij dhe Hyasni Gucati të mbajtur në Gjykatën Speciale në Hagë.

Gjatë marrjes në pyetje nga avokati i tij mbrojtës Toby Cedman, Haradinaj ka thënë se është kthyer në Kosovë në momentin kur e ka marrë vesh se është sulmuar familja Haradinaj në Gllogjan të Deçanit dhe se aty ka qëndruar deri në kohën kur është plagosur. Ai foli edhe për mjekimin që mori kur u plagos në luftë. Ai tha se fillimisht ka marrë ndihmën e parë në Kosovë dhe më pas ilegalisht, është mjekuar dhe në Shqipëri. Nga aty ai tregon se ka shkuar në Suesi për tri javë dhe pasi është kthyer ka vazhduar aktivitetin.

Legalisht unë hyj në Kosovë si i armatosur më 1 janar 1998. Kthehem, shkoj në Australi, dhe atje e marr vesh se sulmohet fshati im, konkretisht kushëriri im, ose familja, Haradinaj, Ramush Haradinaj. Prej atje e kam ndërpre vizitën dhe jam kthyer në Kosovë me 1 prill ose 2 prill të vitit 1998 dhe kam ndejt aty derisa jam plagosur. E kam udhëhequr frontin e luftës përgjatë vijë Hereq-Baballaq-Prilep. Kam qenë aty. Kur jam plagosur ndihmën e parë e kam marrë në Kosovë, pastaj kam kaluar ilegalisht në Shqipëri. Jam mjekuar edhe aty. Pastaj kam shkuar në Suedi për tri javë, jam kthyer dhe e kam vazhduar aktivitetin”, ka thënë ai.

Haradinaj foli edhe për formimin e “Brigadës 138” , në Koshare. Ai tha se për formimin e kësaj Brigade kanë qenë në konsultim me oficerët amerikanë dhe shqiptarë. Ai tha se serbët i dinë mirë pasojat nga kjo brigadë madje janë duke bërë edhe film për këtë gjë.

“Më vonë me kontributet e mia dhe të shokëve të mi kemi arritur të krijojmë ‘Brigadën 138’ në koshare që është i vetmi vend ku merret kazerma ushtarake. Ajo në Koshare është specifike sepse kemi qenë në konsultim me oficerë amerikan dhe shqiptar dhe mendoj se serbët i dinë mirë pasojat e kësaj lufte dhe kësaj Brigade. Madje po xhirojnë film për këtë duke e quajtur xhehenemi ose ferri i Koshares”, ka thënë ai. 

Seanca e fundit është mbajtur më 15 dhjetor të vitit të kaluar ku mbrojtja e Nasim Haradinajt në deklaratën hapëse para Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë kishte thënë se Haradinaj nuk i ka penguar hetimet dhe as punën e Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

LAJMI KRYESOR: Nis seanca gjyqësore ndaj Gucatit e Haradinajt në Hagë, pritet paraqitja e provave

(m.k/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

diaspora diaspora gjykata speciale e hagës hysni gucati nasim haradinaj gjykata speciale e hagës hysni gucati nasim haradinaj

Sondazh

Poll