Bota

Arrestohet zyrtari i Ministrisë në Kosovë, mori mijëra euro rryshfet nga dy biznese

11 Janar 2022, 17:41 Nga DOSJA
Arrestohet zyrtari i Ministrisë në Kosovë, mori mijëra euro

KOSOVË – Një zyrtar i një ministrie në Kosovë është kapur në flagrancë nga policia ditën e sotme pasi ka pranuar rryshfet nga dy biznese ne Kosovë.

Policia tha se ai ka kërkuar dhe ka pranuar një ryshfet prej mijëra eurosh, nga dy biznese aplikuese dhe përfituese të subvencioneve të ndara nga Ministria.

Ai është dërguar për 48-orë në paraburgim. Policia nuk ka dhënë detaje të tjera.

Njoftimi i plotë i policisë:

Sot me datë 11.01.2022, nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit – Sektori për Hetimin e Korrupsionit në Policinë e Kosovës, në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore është realizuar një operacion me ç ‘rast është arrestuar ne flagrancë një person mashkull kosovar, i cili dyshohet se me pozitën që kishte në kuadër të një Ministrie të RKS-së, ka kërkuar dhe pranuar ryshfet shumën e të hollave prej mijëra eurosh, nga dy biznese aplikuese dhe përfituese të subvencioneve të ndara nga Ministria përkatëse. I dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe me aktvendim të Prokurorit të Shtetit i njëjti ndalohet për 48 orë.

(m.k/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

diaspora diaspora akuza per korrupsion kosove policia e kosoves akuza per korrupsion kosove policia e kosoves

Sondazh

Poll