Aktualitet

Dëbora në Korçë, disa zona pa energji elektrike, 25 cm trashësia në Dardhë

11 Janar 2022, 15:45 Nga DOSJA
Dëbora në Korçë, disa zona pa energji elektrike, 25 cm

KORÇË – Reshjet e dëborës vazhdojnë të bien në pjesën juglindore të vendit ku trashësia më e madhe është regjistruar në Dardhë, 25 cm. Në Voskopojë niveli i borës së rënë ka arritur 7-10 cm.

Disa zona në Gorë, Maliq dhe Mollas-çlirim  kanë mbetur pa energji elektrike për shkak se era e fortë ka dëmtuar linjat e furnizmit me energji elektrike. Vështirësi në lëvizjen e makinave është krijuar në fshatrat Devolli i Sipërm, rruga nga Shtylla deri në majë të Mashkullores. Akset nacionale mund të kalohen me zinxhirë ose goma dimërore.

Era e fortë ka shkaktuar rrëzimin e një peme në parkun e qytetit të Pogradecit.

Temperatura më e ulët u regjistrua në Kukës, ku termometri shënoi -3°C. Në disa zona të Kukësit dhe Tropojës ka mungesë të energjisë elektrike, ku disa biznese janë detyruar të përdorin gjeneratorët. Në disa akse rrugore të këtyre dy qyteteve është shfaqur ngrica dhe drejtuesve të makinave u kërkohet të përdorin gomat dimërore dhe zinxhirët për të qarkulluar pa probleme.

LAJMI KRYESOR: Moti i keq/Ngrica në rrugët e Kukësit, probleme me energjinë, rikthehen gjeneratorët

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet dëborë në korçë moti i keq ne shqiperi moti ne shqiperi nderprerje energjie elektrike dëborë në korçë moti i keq ne shqiperi moti ne shqiperi nderprerje energjie elektrike

Sondazh

Poll