Aktualitet

I zhdukur prej 16 ditësh! Ende asnjë shenjë nga Tofik Xhika, kërkohet në lumin Drin

11 Janar 2022, 15:35 Nga DOSJA
I zhdukur prej 16 ditësh! Ende asnjë shenjë nga Tofik Xhika,

DIBËR– Tofik Xhika rezulton i zhdukur prej 16 ditësh, ndërkohë që ende nuk ka asnjë shenjë për trupin e tij. Mëngjesin e ditës së sotme një njësi e polumbarëve dhe e forcave special RENEA kanë kryer zhytje dhe kërkime në ujrat e lumit Drin.

Dhe pse me një mot të pafavorshëm me temperatura të ulëta dhe erëra të forta, polumbarët vazhdojnë kërkimet në ujërat e ftohta të lumit Drin, dhe pse kanë kaluar 16 ditë nga dita kur mendohet se është mbytur. 

Tofik Xhika humbi kontaktet me familjen e tij më 27 dhjetor. Kanë qenë banorët e fshatit Fushë-Alie që kanë kërkuar fillimisht ndihmën e policisë pas denoncimit se 47-vjeçari kishte humbur kontaktet me familjen. Ai është parë për herë të fundit në vendin e quajtur ‘Rrethas’, buzë lumit Drini i Zi, aty ku dyshohet se ishte duke peshkuar.

(d.k.dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet lumi drin tofik xhika lumi drin tofik xhika

Sondazh

Poll

Aktualitet 11 Janar 2022, 14:32

Zjarr në Rrugën e Arbrit, merr flakë automjeti

TIRANË – Një automjet ka marrë flakë në Rrugën e Arbrit ditën e sotme. Makina e djegur është në pronësi të shtetasit E.G. Policia raporton se si shka...