Aktualitet

Masakra në ‘Don Bosko’, vëllai i viktimës: Na ngatërruan, s’e kishin me ne

11 Janar 2022, 15:04 Nga DOSJA
Masakra në ‘Don Bosko’, vëllai i viktimës: Na

TIRANË– Blerim Çela, vëllai i Erion Çelës, 35-vjeçarit që mbeti viktimë në masakrën e ndodhur në “Don Bosko” ka folur nga spitali. I riu është jashtë rrezikut për jetën aktualisht pas plumbave që mori dhe është marrë në pyetje nga grupi hetimor. Përpara hetuesve, Çela është shprehur se nuk kanë konflikte me askënd e se atentatorët me siguri i kanë ngatërruar.

“Autorët mund të na kenë ngatërruar. Nuk kemi qenë ne objektiv i atentatit. Nuk kemi konflikte me askënd,”- ka thënë Çela.

Si ndodhi atentati që tronditi Tiranën?

Erion Çela, Blerim Çela (vëllezër) ishin ulur të konsumonin një kafe në një lokal në “Don Bosko” me dajën e tyre Edmond Crroj e një kushëri të identifikuar si Arben Dani. Grupit iu bashkua dhe gruaja e Erion Çelës. Por vetëm pak minuta pasi bashkëshortja e 35-vjeçarit Çela është ngitur nga tavolina para lokalit ka kaluar një makinë “Mercedez Benz” tip ‘E-Class’ me targa AA 125 UK. Një nga personat që ndodhej në mjet hapi derën e pasme dhe qëlloi me breshëri drejt vendit ku ishin ulur vëllezërit Çela me dajën e kushëririn. Erion Çela vdiq në vend, ndërsa tre të tjerët u plagosën. Plumbat kapën dhe një 19-vjeçar të identifikuar si Azbi Selimaj që ishte ulur në lokal me dy miq të tij.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet blerim çela erion çela sulm me arme ne don bosko blerim çela erion çela sulm me arme ne don bosko

Sondazh

Poll

Aktualitet 11 Janar 2022, 14:32

Zjarr në Rrugën e Arbrit, merr flakë automjeti

TIRANË – Një automjet ka marrë flakë në Rrugën e Arbrit ditën e sotme. Makina e djegur është në pronësi të shtetasit E.G. Policia raporton se si shka...