Aktualitet

Efektet e 9 shtatorit! Si po “rrudhet” PD në Kuvend, opozita më dobët se në 2017

11 Janar 2022, 10:59 Nga DOSJA
Efektet e 9 shtatorit! Si po “rrudhet” PD në Kuvend, opozita

TIRANË- Pas përjashtimeve dhe paralajmërimeve të shpallura herët në mëngjes, numrat e Partisë Demokratike në Parlament kanë ndryshuar. Nga 59 deputetë që koalicioni mori në 25 prill, një pjesë e tyre nuk janë më pjesë e grupit Parlamentar, ndërsa pritet të ndryshojnë edhe grupet e aleatëve, që kanë marrë deputetë të PD-së, për të arritur numrin minimal për regjistrim.

Pas përjashtimit të 4 deputetëve dhe paralajmërimit të 6 prej tyre, mund të thuhet se ata të 10 janë tashmë jashtë grupit të PD-së, madje janë më shumë se 10, nëse përfshihet në listë edhe Mesila Doda, Luçiano Boci dhe Luan Baçi. Gjithsej të deklaruar me Berishën bëhen 13 deputetë të PD-së. Tomor Alizoti, është deklaruar kundër Bashës dhe kundër Berishës, kështu që PD nga sot, hyn në sesionin parlamentar me 14 deputetë më pak. Për më tepër Lulzim Basha nuk mund të llogarisë më as aleatët e listës së 25 prillit, pasi Shpëtim Idrizi dhe Nusret Avdulla të PDIU janë kundër Bashës dhe Berishës, Fatmir Mediu i PR dhe Vangjel Dule i PBDNJ janë shprehur gjithashtu kundër. Dashamir Shehi i LZHK është kundër të dyve bashkë me Agron Dukën e PAA. Të gjithë bashkë bëhen 20 deputetë nga lista e 25 prillit që kanë dalë nga lista për të zgjedhur një përfaqësim tjetër.

Lista zyrtare ka mbetur me 38 deputetë, ose 4 më pak se në 2017, kur PD dhe aleatët fituan 43 deputetë. Po të bëhet krahasimi me numrat totalë të opozitës në 2017, duke përfshirë edhe LSI që ishte në aleancë me PD, shifrat janë 38 sot me 62 në 2017, pra 23 deputetë më pak. Këtu nuk përfshihen deputetët e padeklaruar, që nuk dihet nëse mbështesin Bashën apo Berishën. Ata janë llogaritur si pjesë e grupit parlamentar të Bashës, megjithatë është e qartë që vendimi i 9 shtatorit, e ka shkatërruar fare opozitën, e ka katandisur atë më të voglën në numra se ajo e 2017 përvec se e ka bërë vulnerabël ndaj Edi Ramës. Këtë kishte parasysh Lulzim Basha kur deklaroi se vendimi i 9 shtatorit do ta bënte PD-në më të fortë?

Të deklaruar me Berishën

1. Sali Berisha
2. Edi Paloka
3. Oerd Bylykbashi
4. Luciano Boçi
5. Luan Baçi
6. Tritan Shehu
7. Bujar Leskaj
8. Albana Vokshi
9. Agron Shehaj
10. Mesila Doda
11. Flamur Noka
12. Belind Këlliçi
13. Edmond Spaho

I deklaruar kundër të dyve

1. Tomor Alizoti

Aleatët që kanë zgjedhur Berishën

1. Shpëtim Idrizi (PDIU)
2. Nusret Avdulla (PDIU)
3. Fatmir Mediu (PR)
4. Vangjel Dule (PBDNJ)

Aleatët kundër të dyve

1. Dashamir Shehi (LZHK)
2. Agron Duka (PAA)

Qarku Berat

Tomor Alizoti (Kunder Bashës, kundër Berishës)
Kasëm Mahmutaj

Qarku Dibër

Xhelal Mziu 
Kreshnik Çollaku
Dhurata Tyli (Çupi)

Qarku Durrës

Edi Paloka (Berisha)
Agron Duka (Berisha)
Merita Bakiu
Oerd Bylykbashi (Berisha)
Ferdinant Xhaferaj
Andia Ulliri

Qarku Elbasan

Gazment Bardhi
Flutura Açka
Lefter Gështenja
Dashnor Sula
Zheni Gjergji
Luçiano Boçi (Berisha)

Qarku Fier

Enkelejd Alibeaj
Eralda Bano (Tase)
Saimir Korreshi
Luan Baçi (Berisha)
Nustret Avdulla (PDIU)
Ilda Dhori

Qarku Gjirokastër

Tritan Shehu (Berisha)

Qarku Kukës

Flamur Hoxha
Isuf Çelaj (Berisha)

Qarku Lezhë

Agron Gjekmarkaj
Lindita Metaliaj
Kastriot Piroli
Elda Hoti

Qarku Shkodër

Helidon Bushati
Emilja Koliqi
Ramadan Likaj
Greta Bardeli
Zef Hila

Qarku Vlorë

Bujar Leskaj (Berisha)
Ina Zhupa
Fation Veizaj
Arbi Agalliu

Qarku Tiranë

Lulzim Basha
Jorida Tabaku
Alfred Rushaj
Albana Vokshi (Berisha)
Sali Berisha (Berisha)
Agron Shehaj (Berisha)
Fatmir Mediu (PR)
Grida Duma
Shpëtim Idrizi (PDIU)
Belind Këlliçi (Berisha)
Vangjel Dule (Berisha)
Mesila Doda (Berisha)
Dashamir Shehi (LZHK)
Flamur Noka (Berisha)
Orjola Pampuri

Qarku Korçë

Edmond Spaho (Berisha)
Sorina Koti (Berisha)
Ervin Salianji
Bledjon Nallbati
Seladin Jakupllari

(e.a.dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike berisha perjashtohet nga pd perplasje ne partine demokratike berisha perjashtohet nga pd perplasje ne partine demokratike

Sondazh

Poll