Aktualitet

Vrasja e ish-deputetit! Të dyshuarit ‘shpëtohen’ nga PROVA, Gjykata ndryshon masën

11 Janar 2022, 11:38 Nga DOSJA
Vrasja e ish-deputetit! Të dyshuarit ‘shpëtohen’ nga

SHKODËR– Marjan Kola dhe Kristjan Kelmendi janë lënë të lirë nga Gjykata e Shkallës së Parë e Shkodrës. Të rinjtë e dyshuar për vrasjen e ish-deputetit Pashko Ujka janë lënë në “arrest shtëpie” pas ndryshimit të masës fillestare ‘arrest me burg’.

Shkak i ndryshimit të masës së sigurisë është bërë video ku pretendohet se i dyshuar i vrasjes së ish-deputetit dhe bashkëpunëtori i dyshuar ditën e ngjarjes së vrasjes kanë qenë në Kosovë. Gjykata ka vendosur ti lirojë duke lehtësuar masën nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”, teksa ndodhet në pritje edhe të disa provave të tjera të Kelmendit dhe Kolës. Provat e reja që priten të mbërrijnë thuhet se janë sërish video dhe fatura të ndryshme të blerjeve, që vërtetojnë se kanë qënë në Kosovë në momentin kur ndodhi vrasja ndaj Ujkës.

Në rast se në gjykatë mbërrijnë prova e reja që vërtetojnë alibinë atëherë pala mbrojtëse do të kërkojë lirimin nga çdo akuzë të dy të dyshuarve.

Kristjan Kelmendi u arrestua më 1 dhjetor si autor i dyshuar i vrasjes në momentin kur ai po kthehej nga Kosova drejt Shqipërisë pasi kishte qenë atje për të takuar babain e tij bashkë me Marjan Kola. Ish-deputeti dhe ish kryetar komune në Velipojë, Pashko Ujka u vra mbrëmjen e 29 nentorit në Shkodër. Ujkës iu bë pritë pranë shtëpisë së tij, në lagjen “Vasil Shanto” në Shkodër. Ai mori plagë në shtyllën kurrizore dhe për pasojë humbi jetën në spital.

SHIKO EDHE KËTË:

Vrasja e ish-kryekomunarit Ujka, del VIDEOJA që ‘nxori nga qelia’ 2 të arrestuarit

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet kristjan kelmendi marjan kola vdes pashko ujka kristjan kelmendi marjan kola vdes pashko ujka

Sondazh

Poll

Aktualitet 11 Janar 2022, 14:32

Zjarr në Rrugën e Arbrit, merr flakë automjeti

TIRANË – Një automjet ka marrë flakë në Rrugën e Arbrit ditën e sotme. Makina e djegur është në pronësi të shtetasit E.G. Policia raporton se si shka...