Aktualitet

Zbardhet Dosja e Prokurorisë, nën hetim fotoja e ‘grupit të zjarrit’ e lëndët kimike

11 Janar 2022, 14:51 Nga DOSJA
Zbardhet Dosja e Prokurorisë, nën hetim fotoja e ‘grupit të

TIRANËDosja.al ka zbardhur detaje nga Dosja e Prokurorisë që po mban nën hetim protestën e dhunshme të 8 janarit që u zhvillua tek selia e Partisë Demokratike. në dosje janë të gjitha denoncimet e bëra që një ditë para protestës së 8 janarit, përfshirë këtu dhe fotoja për ‘grupin e zjarrit’ ku shiheshin djemtë e maskuar e të armatosur.

Hetimi ka në fokus edhe lëndët e përdorura ndaj protestuesve më 8 janar. Deri më tani bëhet me dije se personave të arrestuar nuk u është gjetur ndonjë send i kundraligjshëm.

Akuzat për të cilat po heton prokuroria në lidhje me ngjarjen janë “prishja e qetësisë publike”, “shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive mbajtja pa leje”, “prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit,” dhe “prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

LAJM KRYESOR: DOSJA + HETIMET/ Protesta e 8 Janarit! Arrest shtëpie për 5 mbështetës të Berishës

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet grupi i zjarrit ne pd perplasje ne partine demokratike prokuroria e tiranes protesta e 8 janarit grupi i zjarrit ne pd perplasje ne partine demokratike prokuroria e tiranes protesta e 8 janarit

Sondazh

Poll

Aktualitet 11 Janar 2022, 14:32

Zjarr në Rrugën e Arbrit, merr flakë automjeti

TIRANË – Një automjet ka marrë flakë në Rrugën e Arbrit ditën e sotme. Makina e djegur është në pronësi të shtetasit E.G. Policia raporton se si shka...