Aktualitet

Tërmeti ‘trondit’ sërish Shqipërinë, epiqendra ishte në Greqi

11 Janar 2022, 15:21 Nga DOSJA
Tërmeti ‘trondit’ sërish Shqipërinë, epiqendra

TIRANË– Një tjetër tëmret ka tundur sërish Shqipërinë, pas lëkunjdeve të forta të 9 janarit. Mësohet se epiqendra e tërmetit ka qenë sërish në Greqi. Lëkundja 4.3 gradë e shkallës rihter është ndjerë në të gjithë Shqipërinë, kryesisht në Korçë. Deri më tani nuk raportohet të ketë shkaktuar dëme materiale apo në njerëz. Mediat greke gjithashtu raportojnë për një situatë të qenë në vendin ku dhe ka qenë epiqendra e lëkundjes, në Follorinë të Greqisë. 

Vetëm dy netë më parë vendi ynë u trondit nga një tjetër lëkundje që kshte epiqendrën në Greqi. Tërmeti me magnitudë 5.6 gradë të shkallës Rihter shkundi mbrëmjen e së dielës shtatë shtete, përfshirë dhe Shqipërinë, duke shkaktuar edhe dëmet e para në banesa. Si pasojë e lëkundjeve të forta që u ndjenë edhe në vendin tonë, tërmeti ka shkaktuar dëme në disa fshatra të Devollit, ku raportohet 6 banesa të dëmtuara. Megjthatë fatmirësisht nuk u raportua për të lënduar në njerëz.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll

Aktualitet 11 Janar 2022, 14:32

Zjarr në Rrugën e Arbrit, merr flakë automjeti

TIRANË – Një automjet ka marrë flakë në Rrugën e Arbrit ditën e sotme. Makina e djegur është në pronësi të shtetasit E.G. Policia raporton se si shka...