Aktualitet

Vrasja e ish-kryekomunarit Ujka, del VIDEOJA që ‘nxori nga qelia’ 2 të arrestuarit

11 Janar 2022, 15:23 Nga DOSJA
Vrasja e ish-kryekomunarit Ujka, del VIDEOJA që ‘nxori nga

TIRANË– Kristjan Kelmendi dhe Marjan Kola kanë dalë nga qelia pas prangosjes për vrasjen e ish-kryekomunarit të Velipojës, Pashko Ujka, më 29 Nëntor të vitit që lamë pas. Në seancën e sotme të zhvilluar në Gjykatën e Shkodrës, në dispozicion të togave të zeza u vu një video të siguruar nga gazetarja Emi Kalaja për Klan si provë të re, përmes së cilës pretendohet se i dyshuari kryesor për vrasjen dhe “bashkëpunëtori” i tij, ditën e ngjarjes kanë qenë në Kosovë.

Përveç kësaj videoje, Gjykata është në pritje edhe të disa provave të tjera për të faktuar se të dyshuarit mund të kenë qenë në Kosovë ditën kur u vra ish-deputeti Pashko Ujka. Ndërkohë që të dy të prangosurit kanë mohuar edhe njëherë se kanë pasur gisht në vrasjen e ndodhur.

Kristjan Kelmendi u arrestua më 1 dhjetor si autor i dyshuar i vrasjes në momentin kur ai po kthehej nga Kosova drejt Shqipërisë pasi kishte qenë atje për të takuar babain e tij bashkë me Marjan Kola. Ish-deputeti dhe ish kryetar komune në Velipojë, Pashko Ujka u vra mbrëmjen e 29 nentorit në Shkodër. Ujkës iu bë pritë pranë shtëpisë së tij, në lagjen “Vasil Shanto” në Shkodër. Ai mori plagë në shtyllën kurrizore dhe për pasojë humbi jetën në spital.

SHIKO EDHE KËTË:

Vrasja e ish-deputetit! Të dyshuarit ‘shpëtohen’ nga PROVA, Gjykata ndryshon masën

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet kristjan kelmendi pashko ujka vdes pashko ujka kristjan kelmendi pashko ujka vdes pashko ujka

Sondazh

Poll

Aktualitet 11 Janar 2022, 14:32

Zjarr në Rrugën e Arbrit, merr flakë automjeti

TIRANË – Një automjet ka marrë flakë në Rrugën e Arbrit ditën e sotme. Makina e djegur është në pronësi të shtetasit E.G. Policia raporton se si shka...