Politike

“Yuri Kim thotë se s’kemi punë me Berishën”, ish-kryeministri: I them ‘Ne populli’

10 Janar 2022, 21:05 Nga DOSJA
“Yuri Kim thotë se s’kemi punë me Berishën”,

TIRANË – Ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se pavarësisht deklaratave të ambasadores së SHBA në Shqipëri Yuri Kim se shteti amerikan nuk do të ketë lidhje me të, ai do të përfaqësojë gjithmonë popullin shqiptar. Në emisionin “Now” në “Euronews”, ish-kryetari i Partisë Demokratike bëri me dije se shqiptarët do të ndërtojnë marrëdhënie akoma më të mira me SHBA në të ardhmen. Ai u shpreh i bindur se edhe pse është shpallur “non grata” nga SHBA, qytetarët shqiptarë do ta votojnë atë si kryetar të Partisë Demokratiek dhe kryeministrin e ardhshëm të Shqipërisë.

“Nëse demokratët do votojnë, projekti im do jetë projekt i fitores. Shqiptarët votojnë Sali Berishën, edhe për kryetar edhe për kryeministër. Thotë Yuri Kim se s’kemi të bëjmë me këtë. Unë i them “ëe people” (Ne populli). Kjo është kushtetuta etyre. Jam i sigurtë se shqiptarët do të ndërtojnë marrëdhëniet më të mira, përfshirë dhe SHBA”, u shpreh Berisha në “Euronews”.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike ambasadorja yuri kim sali berisha non grata ambasadorja yuri kim sali berisha non grata

Sondazh

Poll