Politike

Protesta në PD, Mustafaj: Berisha ra në kurthin e Bashës, Rama po denigron opozitën

10 Janar 2022, 22:07 Nga DOSJA
Protesta në PD, Mustafaj: Berisha ra në kurthin e Bashës, Rama po

TIRANË- Ish-ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj ka dënuar dhunën në selinë e Partisë Demokratike po ashtu edhe mënyrën e mbrojtes nga ana e kryedemokratit Lulzim Basha. I ftuar në ‘Radarin Informativ’ në Abc News, Mustafaj u shpreh se si këmbëngulja e ish-kryeministrit Sali Berisha për të marrë selinë, po edhe këmbëngulja e Bashës për ta mbajtur atë janë absurde. Gjatë fjalës së tij, ai shtoi se protesta e vetme duhet të jetë kundër kryeministrit Edi Rama.

“Sali Berisha ra në kurthin e Bashës. Ndërtesa e selisë është si të gjithë të tjerat e cila nuk jep dhe as nuk heq legjitimitet. Këmbëngulja e Berishës për ta marrë me çdo kusht dhe stërkëmbëngulja e Bashës për ta mbajtur si kështjellë janë absurde jo politike dhe jo produktive. Unë pashë një numër të madh demokratësh të zemëruar. Pashë një Bashë që se mendoja të ishte kaq jo-politik, sepse përpjekja e tij për ta mbajtur vulën është jo politike. Që më 9 shtator Basha e ka filluar me një gjuhë jo politike. Basha duhet të jetë i bindur se legjitimitetin s’ia jep zyra as karrigia. Unë s’e prisja të përdorej gazi në asnjë mënyrë, sepse i kam besuar në njëfarë mase kur thoshte se s’ka blinde brenda s’janë blinduar dyert. Thoshte që vetëm kabina elektrike është metalike, na ka gënjyer. Pse duhej të mbrohej në atë mënyrë. Pastaj Berisha s’mendoja se do shkonte me vare aty, apo të hipësh me shkallë asgjë nuk ishte dinjitoze. Unë besoja se Berisha do t’i sillte mbështetësit do mbante fjalimet e rastit, do i tregonte kamerave ku e ka katandisur selinë Basha dhe do kthehej që komisioni të vazhdonte kalendarin e tij. Unë besoj që protestat kryesore duhet të jenë kundër qeverisë dhe kryeministrit. Legjitimiteti s’mbahet me dhunë askush se ka mbajtur gjatë”, tha Mustafaj.

Mustafaj për ironizimin e kryeministrit Edi Rama, tha se ai po përpiqet që ta denigrojë me çdo kush opozitën, ndërkohë që hoqi mundësinë e krijimit të një partie të re nga ana e Berishës.

“Nga pikëpamja ligjore është e justifikuar ndërhyrja e policisë se është thirrur nga Basha. Rama po përpiqet ta denigrojë opozitën po tenton të shfaqet si babai i kombit, po përfiton nga çdo rast për ta konkretizuar urrejtjen e tij për opozitën. Nuk shoh tendenca nga Berisha për të krijuar parti të re, rithemelimi i jep mundësi për t’u shfaqur me një emër të modifikuar ku ruhet PD dhe shtohet një fjalë tjetër. Rithemelimi ka kuptim programor e deri te emri. Ende s’e ka sqaruar Berisha se çfarë kupton me këtë”, tha Mustafaj

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike besnik mustafaj lulzim basha perplasje ne partine demokratike sali berisha besnik mustafaj lulzim basha perplasje ne partine demokratike sali berisha

Sondazh

Poll