Politike

Berisha: Do krijojmë front të gjerë edhe jashtë Shqipërisë, do kemi koalicion

10 Janar 2022, 21:17 Nga DOSJA
Berisha: Do krijojmë front të gjerë edhe jashtë

TIRANË – Ish-kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi se lëvizja e tij politike synon të përhapet edhe jashtë Shqipërisë duke përfshirë diasporën. Në emisionin “Now” në “Euronews”, ish-kryeministri shtoi se do të zgjerojë frontin opozitar kundër qeverisë së Edi Ramës duke përfshirë dhe faktorë jo politik. Ai vuri theksin te emigrantët që janë injoruar prej vitesh nga politika shqiptare. Berisha kujtoi rastin kur emigrantë shqiptarë u lanë për 4 ditë me radhë në pritje përpara dy vitesh. Ish-lideri demokrat e konsideroi atë ngjarje si krim kundër njerëzimit nga qeveria shqiptare e Edi Ramës.

“Do bëjmë dhe lëvizje të tjera, përveç mbledhjes së elektoratit. Do filloj koalicionin me partitë tradicionale. Unë po bëra koalicion, jam besnik. Do ketë koalicion dhe me faktorë jopartiak.

Basha të rri në gjirin e Edi Ramës. I di mirë mbështetësit e tij. Ai mund t’i mbajë dhe s’mund t’i mbajë. Do krijojmë një front të gjerë jashtë Shqipërisë,  por edhe në diasporë.

Shqipëria i mohoi 4 ditë në dimër emigrantët në Kapshticë. Është krim i mirëfilltë kundër njerëzimit. Kjo kohë merr fund. Gjithçka bëhet në siglën e PD do jetë”, deklaroi Berisha në “Euroneës”.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike sali berisha sali berisha

Sondazh

Poll