Politike

Kërcënimi ndaj Alibeaj?Berisha: Ish-xhelatit Braho ia dha informacionin Xhaferllari

10 Janar 2022, 21:29 Nga DOSJA
Kërcënimi ndaj Alibeaj?Berisha: Ish-xhelatit Braho ia dha

TIRANË – Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se ish-deputeti i Partisë Socialiste Spartak Braho mori informacione nga anëtarja e Gjykatës Kushtetuese Marsida Xhaferllari se deputetit demokrat Enkelejd Alibeaj i kërcënohej jeta në protestën e 8 janarit. Në emisionin “Now” në “Euronews”, ish-kryeministri deklaroi se Xhaferllari i nevojitet mazhorancës socialiste për të marrë miratimin për çdo çështje të mundshem që do dërgohej në Gjykatën Kushtetuese.

“Para 5 ditësh, një ish-xhelat i diktaturës që ka burgosur, terrorizuar ish-të përndjekur, deklaroi se në datën 8 janar një deputet i PD do vritet.  cili ishte deputeti? Kush ia dha informacionin Zylyf Brahos? Ishte anëtarja e Gjykatës Kushtetuese (Marsida Xhaferllari), bashkëjetuesja e Aliebajt. Për zonjën kam respekt. Alibeajn  morën badigardët për ta shpëtuar. U duhet vota e saj. Braho duhet të thirrrej në Prokurori, ose do ishte bashkëpunëtor në krim”, deklaroi ish-kryetari i Partisë Demokratike.

Një ditë para protestës së 8 janarit, ish-deputeti i Partisë Socialiste Spartak Braho u shpreh se rrezikohej të vritej të nesërmen deputeti i Partisë Demokratike me inicialet E.A.

SHIKO DHE KËTË:

Braho tha se i kërcënohej jeta në 8 janar, Alibeaj: S’ka burrë nëne që më tut

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike enkelejd alibeaj perplasje ne partine demokratike sali berisha spartak braho enkelejd alibeaj perplasje ne partine demokratike sali berisha spartak braho

Sondazh

Poll