Politike

Fevziu: PD ndahet në dysh, Rama do blejë domate, kastraveca e karota për gruan

10 Janar 2022, 20:02 Nga DOSJA
Fevziu: PD ndahet në dysh, Rama do blejë domate, kastraveca e karota

TIRANË– Gazetari Blendi Fevziu ka komentuar situatën në Partinë Demokratike pas protestës së dhunshme të 8 janarit dhe reagimin e kryeministrit Edi Rama në lidhje me këtë çështje. I ftuar në studion e lajmeve në “OraNews”, Fevziu tha se rreziku që PD-ja mund të ndahet në dy parti është shumë i lartë.

Kjo gjë, sipas gazetarit Fevziu e bën shumë të largët fitoren e zgjedhjeve nga Opozita. Referuar fotos ku kryeministri Rama shihej duke blerë domate me porosi të bashkëshortës Linda Rama. Fevziu shtoi se kreu i qeverisë do të mund të vazhdojë ta bëjë këtë gjë për një kohë të gjatë dhe kjo gjë sipas tij është dramatike.

“Nuk është normale që një vend mos të ketë një opozitë të fortë. Opozita humbi zgjedhjet. Vijmë në një moment që çarja e opozitës, rreziku që mund të kthehet në dy parti, rreziku që mund të ketë hyrja në parlament, në mënyrë absolute e bën fitoren e zgjedhjeve shumë më të largët. Që do të thotë se Rama mund të blejë domate, kastraveca, karota për gruan e tij për një kohë të gjatë fare i pashqetësuar, dhe kjo është dramatike,”- tha Fevziu ndër të tjera.

(F.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike blendi fevziu blendi fevziu

Sondazh

Poll