Politike

“Turpi i 8 janarit do t’i ngelet Sali Berishës”, Hasa: Projekt i ri për çdo shqiptar

10 Janar 2022, 17:32 Nga DOSJA
“Turpi i 8 janarit do t’i ngelet Sali Berishës”, Hasa:

TIRANË – Ish-deputeti i Partisë Demokratike Endri Hasa reagoi në lidhje protestën e 8 janarit në selinë e Partisë Demokratike. Koordinatori Kombëtar për  Teknologjinë e Komunikimit dhe Dixhitalizimit shprehet se turpi i protestës së ditës së shtunë do t’i mbetet ish-kryeministrit Sali Berisha për shkak se organizoi sulmin e dhunshëm ndaj godinës së PD.

Sipas tij, ka ardhur koha që qytetarët shqiptarë të besojnë te një projekt politik, që nuk bëhet për një individ, por për të gjithë qytetarët.

POSTIMI I ENDRI HASËS:

Demokratët duhet ta harrojnë sa më shpejt 8 Janarin!
Çdo demokrat duhet të shoh përpara dhe të besojë tek një projekt që nuk bëhet për një individ por për çdo shqiptar që nuk e meriton keqqeverisjen e Edi Ramës.
Turpi i 8 janarit do t’i ngelet Sali Berishës, i cili do të mbahet mend jo vetëm si politikani që thirri një protestë kombëtare kundër partisë së tij, por edhe si politikani që ideoi dhe orkestroi një sulm të paprecedentë kriminal ndaj shtëpisë së demokratëve!

Prokuroria e Tiranës ka arrestuar 34 persona në lidhje me protestën e dhunshme që u mbajt në selinë blu. Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se do të vijojë me protesta të tjerë për marrjen e godinës së partisë dhe nxjerrjen jashtë saj të kryetarit Lulzim Basha. Në lidhje me ngjarjen e së shtunës të kaluar, janë proceduar nga Prokuoria e Tiranës Sekretar i PD-së Gazment Bardhi dhe deputeti Flamur Noka.

Sot, organi i akuzës deklaroi se ka ngritur 4 pista hetimi për protestën e së shtunës në PD:

– dhuna e ushtruar nga protestuesit në drejtim të selisë së PD-së dhe pasojat e ardhura si shkatërrim prone,

– përdorimi i lëndëve të panjohura në drejtim të protestuesve para ndërhyrjes së policisë dhe dhuna e ushtruar në drejtim të tyre,

– mbajtja e sendeve të ndryshme të paligjshme dhe individualizimi i autorëve,

– si dhe çdo e dhënë tjetër e pretenduar deri në këtë fazë.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike endri hasa perplasje ne partine demokratike endri hasa perplasje ne partine demokratike

Sondazh

Poll