Politike

VD-Mbështetësit e Berishës në selinë e PD, gjejnë mbyllur dyert e zyrave të FRPD

10 Janar 2022, 13:41 Nga DOSJA
VD-Mbështetësit e Berishës në selinë e PD, gjejnë

TIRANË– Të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike kanë mbërritur ditën e sotme në ambientet e selisë së Partisë Demokratike. Ata kanë gjetur të mbyllur dyert e zyrave të FRPD-së.


‘Ne jemi një grup të rinjsh nga kryesia anëtarë të FRPD erdhëm në zyrat e FRPD për të zhvilluar një mbledhje pune, por siç e patë zyrat janë mbyllur dhe kthyer në magazinë. Logot e FRPD janë zhdukur. Është shokuese kjo që po ndodh. Unë jam Minushe Lazaj, jam në FRPD-në. Kam kontribut 15-16 vitesh në forumet e PD-së dhe e punësuar në departamente të PD-së dhe sot nuk lejohem të hyjë. Zyra ime është bastisur. Është lyer me alkool për të fshirë gjurmët.

Është tragjike që PD është aset kombëtar dhe të shndërrohet në këtë derexhe nga ai që konsiderohet si lider europian.Këlliçi e denoncoi bastisjen e zyrave të PD dhe policia nuk iu përgjigj, kurse thirrjes së Bashës menjëherë.Pra, lëvizje me dy standarde.Kjo është tragjike për Shqipërinë që po cenohet pluralizmi. Nëse zoti Basha ka dyshim mbi shumicën dërrmuese të demokratëve atëherë të kalojë në votëbesim. Kujt i trembet ai? Le ta kalojë në votë. PD nuk është pronë private, por e gjithë anëtarësisë së PD dhe formohet nga anëtarësia, jo nga kryetari që është sot e nesër vjen dikush tjetër’, tha anëtarja e FRPD-së Minushe Lazaj.

vijon…

(a.b)dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike mbeshtetesit e berishes ne selin e pd partia demokratike perplasje ne partine demokratike mbeshtetesit e berishes ne selin e pd partia demokratike perplasje ne partine demokratike

Sondazh

Poll