Politike

Basha: Demokratët të distancohen nga dhuna barbare e Berishës

10 Janar 2022, 14:01 Nga DOSJA
Basha: Demokratët të distancohen nga dhuna barbare e Berishës

TIRANË- Kryedemokrati Lulzim Basha ka paralajmëruar deputetët që kanë mbështetur ish-kryeministrin Sali Berisha që të distancohen nga dhuna. Në një intervistë për News 24, Basha tha se protesta e 8 dhjetorit nuknuk ishte revolucion por dhunë barbare.

“Nuk ka revolucion, ka dhunë barbare, kam mijëra mesazhe nga demokratët që distancohen publikisht. Kanë mbetur disa orë që të distancohet edhe një grup njerëzish. Distancimi i tyre nga dhuna do të përcaktojë edhe fatin e tyre politik”, u shpreh Basha.

Por çfarë ndodhi më 8 Janar në selinë e PD?

Një situatë e paprecedentë me dhunë e të lënduar u regjistrua më 8 Janar në selinë e PD-së, ku për më shumë se 3 orë pati përplasje mes mbështetësve të Berishës me ata të Bashës që ishin brenda godinës. Megjithatë protestuesit u larguan me mbërritjen e rreshtimin e Policisë së Shtetit në oborrin e PD-së, ku edhe nisën menjëherë veprimet për hetim.

(I.A/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike lulzim basha perplasje ne partine demokratike lulzim basha perplasje ne partine demokratike

Sondazh

Poll