Politike

‘Se njoftova unë Policinë’/ Paloka-Bashës: Rama e tregon se të ka marrë peng

10 Janar 2022, 16:47 Nga DOSJA
‘Se njoftova unë Policinë’/ Paloka-Bashës: Rama e

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka komentuar deklaratën e kryedemokratit Lulzim Basha se nuk ishte ai pesoni që kërkoi ndërhyrjen e Policisë së Shtetit gjatë tubimit që po zhvillohej në oborrin e selisë më 8 janar. Në postimin e tij në Facebook, Paloka shkruan se kryeministri Edi Rama ka vetëm një ‘të mirë’, se ka dëshirë ta tregojë publikisht se bashkëpunon me kryedemokratin. Ndërsa shton se mes tyre ka një akt publik, kërkesën zyrtare e publike të Bashës për ndërhyrje nga Policia e Shtetit.

“Rama ka vetem nje “te mire”, qe ja kam vene ne dukje dhe here tjeter ; kur te ka blere apo te ka marre peng ne cfardo menyre, ka deshiren qe kete ta bej te ditur publikisht dhe nuk ja ruan fare fytyren pengut. E imagjinoni, kur te fillojne seancat parlamentare dhe Basha te filloje te luaj rolin e opozitarit ne Parlament se cfare mund ti pergjigjet Rama? Nuk do ta permbaje deshiren perverse per ta poshteruar pengun e tij. Tanime nuk ka nevoje qe njerzit te fantazojne per marreveshje sekrete mes te dyve. Tani ka nje akt publik: Basha i ka kerkuar me shkrim Rames (pjese e poshterimit) qe ti dergoje policine per te dhunuar demokratet ne shtepine e tyre, e per te “mbrojtur” karrigen e tij. P.S. Nderkohe, paturpesisht, megjithese ekziston dhe eshte bere publike kerkesa me shkrim e deputeteve te Bashes, drejtuar policise, ky i fundit e ka mohuar sot publikisht qe ta kete therritur policine! Po qe Basha genjen nuk eshte me lajm per askend!,”-shkruan Paloka në postimin e tij.

Ndërkohë që edhe kryedemokrati Lulzim Basha tha sot në një intervistë për “Pika mbi i” se nuk ishte ai personi që njoftoi Policinë për të ndërhyrë, duke u shprehur se lajmërimi ishte dhënë nga deputetët brenda selisë. Më 8 Janar në selinë e PD, ndodhi një situatë e paprecedentë me dhunë e të lënduar, ku për më shumë se 3 orë pati përplasje mes mbështetësve të Berishës me ata të Bashës që ishin brenda godinës. Megjithatë protestuesit u larguan me mbërritjen e rreshtimin e Policisë së Shtetit në oborrin e PD-së, ku edhe nisën menjëherë veprimet për hetim. Për disa orë, selia e PD ishte e mbushur me efektivë policie dhe hetues, ndërkohë që Basha akuzoi ish-kryeministrin Berisha për të gjitha sulmet dhe trazirat e shkaktuara.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi paloka edi rama perplasje ne partine demokratike edi paloka edi rama perplasje ne partine demokratike

Sondazh

Poll