Politike

“Open Balkan”, Meta: Ka ndërruar 3 herë emër, s’ia bëj dot avokatin kësaj nisme

10 Janar 2022, 19:38 Nga DOSJA
“Open Balkan”, Meta: Ka ndërruar 3 herë emër,

MAQEDONI E VERIUT- Presidenti Ilir Meta ka komentuar sërish nismën “Balkani i Hapur”. I ftuar në “Click Plus” në Maqedoninë e Veriut ku dhe po zhvillon një vizitë zyrtare sot, Meta tha se një nismë që ka ndërruar tre herë emër, nuk ia vlen që t’i bësh avokatinë.

Kreu i Shtetit shtoi gjithashtu se ka kërkuar informacione zyrtare në lidhje me këtë nismë nga Ministria e Punëve të Jashtme, por nuk ka marrë asnjë shkresë zyrtare. 

“Ka kaq shumë nisma që janë gjithëpërfshirëse ku dhe duhet të përqëndrohemi, kjo është një nismë, unë mund të them si President që nuk kam parë asnjë akt dhe pse kam kërkuar informacion zyrtar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë. E kam të vështirë të flas për diçka për të cilën do të më duhet tu referohem deklaratave të thëna nga të tjerë,”- tha Meta. 

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike ballkani i hapur ilir meta ballkani i hapur ilir meta

Sondazh

Poll