Politike

Prokuroria do e marrë në pyetje, Basha e mëson LIVE: Nuk kam njoftim të tillë

10 Janar 2022, 13:29 Nga DOSJA
Prokuroria do e marrë në pyetje, Basha e mëson LIVE: Nuk kam

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha e mësoi live se Prokuroria e Tiranës do ta marrë në pyetje në lidhje me protestën e 8 Janarit. I pyetur nga gazetarja në emisionin ‘Pikat mbi i’ se nëse është i vërtetë lajmi që po qarkullon, kryedemokrati tha se deri në këto momente nuk ka marrë ende një njoftim të tillë.

Thirrje në Prokurori? Deri në këtë moment nuk kam asnjë njoftim të tillë, por dua të them që prokuroria dhe policia janë nën urdhërata e Edi Ramës dhe ne jemi të qartë tendencën për të hequr shenjën e barazimit mes orkestruesit të dhunës dhe PD. Nuk ka një polici të shtetit, por polici të Ramës, nuk ka një prokurori të pavarur por një prokurori të komanduar nga Rama”, u shpreh lideri demokrat Lulzim Basha.

Ditën e sotme, qarkulloi në media lajmi se Basha dhe ish-kryeministri Sali Berisha do të thirren për të dhënë dëshmi në Prokurorinë e Tiranës në lidhje me protestën e dhunshme të 8 janarit 2022 në selinë e Partisë Demokratike.

Prokuroria e Tiranës ka vendosur të ndjekë në gjendje të lirë Sekretarin e Partisë Demokratike Gazment Bardhi dhe deputetin demokrat Flamur Noka. Bardhi po hetohet për kryerjen e veprave penale “Shkelje e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse dhe radioaktive” dhe “Stërvitje për prodhimin dhe përdorimin e paligjshëm të armëve e lëndëve të tjera të rrezikshme”. Deputeti Noka po hetohet për veprat penale “Organizim dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “Pengim i qarkullimit të mjeteve të transportit”.

Për ngjarjet e 8 janarit në selinë blu, Policia e Tiranës arrestoi 34 persona. Basha dhe ish-kryeministri Berisha kanë akuzuar njëri-tjetrin për përdorim dhune në ngjarjen që zgjati prej 3 orësh në godinën e partisë më të madhe opozitare.

FJALA E PLOTË E BASHËS:

Mesazhe kam marrë pafund, mesazhet janë bërë dhe publike, një pjesë e tyre. Në qoftë se ju vazhdoni të besoni Ramën pas 8 viteve është problemi juaj. Kam marrë shumë mesazhe gjatë zhvillimit të ngjarjeve, por edhe para dhe pas 8 janarit. Nuk ka nevojë të dish kodin penal, që policia e shtetit ekziston dhe paguhet nga taksat për të ndërhyrë kur konstaton shkelje të ligjit. Përveç kësaj, jo nga unë por deputetë ka pasur njoftime për dhunën sepse ka pasur njerëz të lënduar dhe brenda në sallë dhe nga dhuna dhe nga gazi. E gjitha është një alibi. E di ku tregohet alibia, ndërkohë që kishin dalë deklaratat e kancelarive, policia akoma mendonte të ndërhynte apo jo.

Jo të punonjësve të policisë dhe nuk e kam thirrur unë policinë, por të instrumentalizimit të policisë dhe prokurorisë sepse është e qartë që pjesë e skenarit të Ramës dhe Beirshës është vijimi i kësaj valleje. Mediat kanë 4 muaj që merren me këtë punë dhe kjo i leverdis Edi Ramës, trekëndëshit të Bermudës sepse kështu vazhdojnë vjedhjet. Pandemia bën kërdinë, ekonomia në kolaps. Luksi që ka Edi Rama është që ka pasur Sali Berishën i cili i premtoi se do bënte gjithçka deri në fund për të shkatërruar PD-në. U përpoq por nuk ia doli. PD është këtu dhe do ngrihet mbi rrënojat e 8 janarit. Policia ka gënjyer prej momentit të parë kur tha është hedhur gaz. Këtu kanë qenë kamerat, kanë parë se ato janë bombola zjarrfikëse, pluhur i bardhë për të fikur zjarrin. Ndërkohë që selitë diplomatike shprehnin shqetësim për dhunën, policisë iu desh kohë për të reaguar. Prokuroria po përpiqet të ndajë fajin përgjysmë.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike lulzim basha lulzim basha

Sondazh

Poll