Politike

Meta: S’dua që Tirana të ndahet nga Shkupi për integrimin në BE

10 Janar 2022, 19:30 Nga DOSJA
Meta: S’dua që Tirana të ndahet nga Shkupi për integrimin

MAQEDONI E VERIUT- Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka deklaruar se nuk do të dëshironte që Shqipëria që të ndahet nga Maqedonia e Veriut në rrugën drejt Bashkimit Evropian. I ftuar në emisionin “Click Plus”, Meta thotë se si shtete duhet t’i shtojmë përpjekjet për të shkuar bashkë drejt kësaj rruge dhe për të gjetur zgjidhje me Bullgarinë dhe që çështjet bilaterale të mos bëhen pengesë për aderimit e ndonjë shteti në BE.

Presidenti i Shqipërisë tha gjithashtu së shpejti do të vizitojë presidentin bullgar Rumen Radev dhe do të bisedojë për të parë se çfarë mund të bëhet për zgjidhjen e kontestit maqedono-bullgar.

“Nuk do të dëshiroja kurrë që ne të ndaheshim, ne nuk jemi vetëm dy vende fqinje, jemi shumë të interesuar që Maqedonia të ketë progress, edhe nëse do të ecë më shpejt se Shqipëria, le t’i njihet ky progress pasi Shqipëria nuk ka pse e mban pas Maqedoninë. Qëndrimi im ka qenë i njëjti edhe më herët, për përmbushjen e kushteve për integrimin në Evropë,”- tha Meta ndër të tjera.

(f.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike

Sondazh

Poll