Politike

PD: Njeriu i Berishës ngjitet me thikë te zyra e Bashës

10 Janar 2022, 17:25 Nga DOSJA
PD: Njeriu i Berishës ngjitet me thikë te zyra e Bashës

TIRANË- Partia Demokratike ka deklaruar se ish-kryeministri Sali Berisha ka vërtetuar që është gati të bëj çdo gjë për hallin e tij. Me anë të një postimi në Facebook, shkruhet se Berisha ka angazhuar një tufë kriminelësh për të dhunuar selinë e PD-së.

Postimi i Plotë:

Sali Berisha e humbi kur pa se ishte i rrethuar nga një grup i vogël njerëzish, pasi shumica dërrmuese e demokratëve e braktisën. Me dhunën e 8 janarit ai dëshmoi që është gati të bëjë gjithçka, qoftë dhe viktima, vetëm për hallin e tij. Dhe për këtë ai ka angazhuar një bandë prej disa dhjetra kriminelësh. 8 janari ishte një ditë shumë e hidhur për demokratët.

Por çfarë ndodhi më 8 Janar në selinë e PD?

Një situatë e paprecedentë me dhunë e të lënduar u regjistrua më 8 Janar në selinë e PD-së, ku për më shumë se 3 orë pati përplasje mes mbështetësve të Berishës me ata të Bashës që ishin brenda godinës. Megjithatë protestuesit u larguan me mbërritjen e rreshtimin e Policisë së Shtetit në oborrin e PD-së, ku edhe nisën menjëherë veprimet për hetim.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike lulzim basha perplasje ne partine demokratike sali berisha lulzim basha perplasje ne partine demokratike sali berisha

Sondazh

Poll