Politike

“Dje nuk humbën vetëm Saliu dhe Luli”, Xhafaj: Fund i tmerrshëm i degradimimit të PD

9 Janar 2022, 17:46 Nga DOSJA
“Dje nuk humbën vetëm Saliu dhe Luli”, Xhafaj: Fund i

TIRANË – Deputeti socialist dhe ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj komentoi përplasjen e djeshme në godinën e Partisë Demokratike dhe konfliktin e brendshëm të saj. Në Facebook, shkruan se ngjarja e djeshme meriton pak të quhet turp, ndërsa shton se situata e krijuar në partinë më të madhe opozitare përfaqëson fund të tmerrshëm të degradimit të saj.

Ai i konsideron ish-kryeministrin Sali Berisha dhe liderin aktual të PD Lulzim Basha si dy anë të të njëjtës medalje që përfaqësojnë berishizmin, autokracinë dhe arrogancën politike.

Xhafaj dha mesazhin se opozita shqiptare duhet të ringrihet dhe të ketë lidership të ri të painfektuar nga fryma e Sali Berishës. Një opozitë e fortë dhe e pavarur e shpëton vendin nga kleptokracia dhe autokracia.

POSTIMI I FATMIR XHAFëS:

Koha të ringrihet opozita, por me lidership krejt të ri dhe të pa infektuar nga berishizmi dhe nënproduktet e tij të ngjashme. Opozita na duhet realisht të gjithëve të jetë e fortë, e pavarur dhe e ndershme për të shmangur dëmin e madh dhe me kosto të lartë ringjalljeje për demokracinë dhe institucionet demokratike. Kush mendon ndryshe apo akoma më keq, punon për këtë gjë në prapaskenë, dëshiron autokracinë dhe kleptokracinë, vdekjen e demokracisë!

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike fatmir xhafaj perplasje ne partine demokratike fatmir xhafaj perplasje ne partine demokratike

Sondazh

Poll