Politike

VD-Protestues të plagosur? Basha: Nuk merrem me gënjeshtra patologjike

9 Janar 2022, 14:57 Nga DOSJA
VD-Protestues të plagosur? Basha: Nuk merrem me gënjeshtra patologjike

TIRANË – Lideri i Partisë Demokratike Lulzim Basha hodhi poshtë akuzat nga ish-kryeministri Sali Berisha se në protestën e djeshme janë futur armë dhe gaz lotsjellës nga mbështetës të Bashës. Përpara mediave, Basha tha se dje janë mbajtur bombula për të shuar zjarret, ndërsa tha se gazi lotsjelëls është përdorur nga policia.

Në lidhje me deklaratat se dje janë plagosur protestues, Basha tha nuk komenton gënjeshtrat patologjike.


“Akuzat e Bardhit? Disatancohem nga çdo akt dhune që u ushtrua nga banditët e Berishës. Edhe sot qeshte. A mund t’i qeshë buza një njeriu? U kthye në skenën e krimit dhe qeshte. Pjesa tjetër është pjesë e lojrave të Ramës. Kishim vetëm bombula me material që fikin zjarrin. I keni të grumbulluara aty. Kur Policia ndërhyri me gaz, efekti ishte i tmerrshëm, se nuk e dini ç’kemi hequr ne brenda. I shkau goja sot tha se hoqa armët mos të mi kapte Policia. Tani, Policia është me ne apo kundër?

Protestues të plagosur, Nuk i komentoj gënjeshtrat patologjike”, mbylli fjalën e tij kryetari i PD Lulzim Basha.

LAJMI KRYESOR: Basha: PD do ringrihet! Berisha eksitohet nga dhuna, njësoj si Rama për ’21 janarin’

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike lulzim basha perplasje ne partine demokratike lulzim basha perplasje ne partine demokratike

Sondazh

Poll