Politike

Salianji-Ramës: S’e fsheh dot korrupsionin dhe kriminalizimin me shfaqje banale

9 Janar 2022, 16:36 Nga DOSJA
Salianji-Ramës: S’e fsheh dot korrupsionin dhe kriminalizimin me

TIRANË – Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji iu kundërpërgjigj kryeministrit Edi Rama, i cili deklaroi sot në komunikim me qytetarët se është i gatshëm të shërbejë si ndërmjetës së bashku me presidentin Ilir Meta për zgjidhjen e krizës politike në PD. Në Facebook, Salianji shkruan se fytyra e vërtetë e Ramës është ajo e korrupsionit dhe kriminalizimit të Shqipërisë duke e bërë vendin tonë Kolumbi të Europës. Deputeti demokrat i shoqëroi komentet e tij me raportimet e mediave të huaja për krimin e organizuar dhe trafikun e drogës në Shqipëri.

POSTIMI I ERVIN SALIANJIT:
Kjo është fytyra e Edi Ramës, imazhi i tij ndërkombëtar. Mënyra se si ka drejtuar vendin, me kriminelë, trafikantë, duke vjedhur paratë e shqiptarëve dhe duke e kthyer Shqipërinë në Kolumbi të Europës. Me shfaqje banale nuk fsheh dot korrupsionin dhe kriminalizimin e shtetit.

Kryeministri Edi Rama gjeti mundësinë për të përfituar nga situata e krijuar mes demokratëve. Sot, ai përmes një video-deklarate tha se ishte i gatshëm që bashkë me Presidentin Ilir Meta të ndërhynte që çdo gjë të zgjidhej paqësisht në Partinë Demokratike. Sipas tij, tanimë situata ka arritur “kulmin” duke i bërë thirrje demokratëve që t’i bashkohen për të bërë ç’të munden për një Shqipëri më të mirë. Sa i përket dhunës së ushtruar nga të dyja palët, numri një i qeverisë nuk la pa ironizuar edhe mbështetësit e Bashës, duke përmendur se kishin përdorur fikëse zjarri dhe shkopinj druri për të mbrojtur godinën.

Për këtë qëndrim të Ramës, u shpreh dhe deputetja demokrate Flutura Açka, e cila quajti mjeruese sjelljen e kryeministrit për mbrojtjen e demokratëve. Ajo ironizoi Ramën se kur do të mbante bashkëbisedim me patronazhistës.

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama ervin salianji perplasje ne partine demokratike edi rama ervin salianji perplasje ne partine demokratike

Sondazh

Poll