Politike

VD-A do votëbesohet? Basha: Rama, Meta dhe Berisha s’më duan në krye të PD

9 Janar 2022, 14:53 Nga DOSJA
VD-A do votëbesohet? Basha: Rama, Meta dhe Berisha s’më duan

TIRANË – Kryetari i Partisë Demokratike deklaroi se është i vendosur t’u shërbejë demokratëve. Në daljen për mediat nga selia blu ku u pyet nëse do të votëbesohej sërish si lider i PD, Basha tha se ka persona që nuk duan që ai të drejtojë këtë pati si: kryeministri Edi Rama, presidenti Ilir Meta, ish-kryeministri Sali Berisha, etj. Ai shtoi gjithashtu se misioni i tij është që të shpëtojë qytetarët nga të qenit skllevër të kastës së oligarkëve dhe politikanëve.


“Votëbesim? Janë të vendosur që t’u shërbejnë njerëzve. Jam i vendosur në këtë mision. E di që ka njerëz që nuk më duan në krye të PD, nuk më do Rama, Berisha, Meta, Samir Mane. E di edhe pa e thënë ju, edhe ju nuk doni të jeni skllevër të kësaj kaste. Misioni im ky është që edhe shpresat tuaja, të bëhen realitet e të mos jeni më skllevër të dinosaurve e oligarkëve.

Vetëm ju mund ta ringrini këtë parti? Unë do të jap kontributrin tim. Jam i bindur që do të kem besimin e demokratëve, që e kanë kuptuar sa të lidhur janë tre bajraktarët e trekëndëshit të Bermudës”, bëri me dije Lulzim Basha.

LAJMI KRYESOR: Pas largimit të Berishës, Basha PARALAJMËRON deklaratë për mediat
(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama ilir meta lulzim basha sali berisha edi rama ilir meta lulzim basha sali berisha

Sondazh

Poll