Politike

Basha: Do ta çoj deri në fund masakrën e 25 prillit, trekëndëshi i Bermudës trembet

9 Janar 2022, 14:47 Nga DOSJA
Basha: Do ta çoj deri në fund masakrën e 25 prillit,

TIRANË – Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha bëri me dije se do ta çojë deri në fund çështjen e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit 2021, të cilën e konsideron “masakër zgjedhore” të kryer nga socialistët. Në dalje e sotme për mediat, ai shtoi se trekëndështi politik i Bermudës (Rama-Berisha-Meta) i tremben zbulimit të plotë të kësaj çështjeje. Ai i akuzoi 3 politikanët e njohur të vendit për plaçkitjen e shumicës së shqiptarëve.


“Shqipëtarëve iu duhet politika normale. Nuk ka moment më të mirë për t’jua thënë këtë së bashku me vendosmërinë time absolute për ta çuar deri në fund masakrën e 25 prillit kësaj i tremben brinjët e trekënëshit të Bermudës. Qëllimi im është që shpresa të rritet e të zmadhohet sa shumica e shqiptarëve. Nuk është mision i lehtë. Po fuqia e tyre buron nga plaçkitja e shumicës. Është ajo që na mban bashkë përballë dhunës e propagandës. Jo thjesht shpresa po besimi se bashkë me shqiptarët ne jemi më të fortë dhe do të dimë që të ecim në rrugën drejt ndryshimit”, tha Basha.

LAJMI KRYESOR: Basha: PD do ringrihet! Berisha eksitohet nga dhuna, njësoj si Rama për ’21 janarin’

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike lulzim basha trekendeshi i bermudes zgjedhjet e 25 prillit lulzim basha trekendeshi i bermudes zgjedhjet e 25 prillit

Sondazh

Poll