Politike

VD-Berisha njoftoi për tjetër protestë, Basha:Do ta ndërpresim vallen e tij me Ramën

9 Janar 2022, 14:50 Nga DOSJA
VD-Berisha njoftoi për tjetër protestë, Basha:Do ta

TIRANË – Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u shpreh nga selia e PD se do të prishë “vallen” e kryeministrit Edi Rama dhe paardhësit të tij Sali Berisha. I pyetur për deklaratën e Berishës për organizimin e një tjetër proteste ditët e ardhshme, lideri demokrat u shpreh se Rama dhe Berisha po kërcejnë vallen e napolonit mbi rrënojat e PD dhe demokratët duhet të tregojnë se janë ndryshe nga të dy.


“Tjetër protesta nga Berisha? Në javët e ardhshme oligarkët që financojnë mediat, e krimi i organizuar do ta zhvendosin debatin në çështje të parëndësishme. Rama është në krah të Berishës dhe kërcejnë napolonin në rrënojat e PD. Duan që Shqipëria të jetë pa demokraci, ne jemi këtu për tua ndërprerë vallen. Duhet të tregojmë se jemi ndryshe”, tha Basha.

LAJMI KRYESOR: Pas largimit të Berishës, Basha PARALAJMËRON deklaratë për mediat

(d.v/dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama lulzim basha perplasje ne partine demokratike sali berisha edi rama lulzim basha perplasje ne partine demokratike sali berisha

Sondazh

Poll