Politike

Komisioni i Rithemelimit: Lulzim Brava me trillime bajate, aleancë gazi me Ramën

9 Janar 2022, 16:54 Nga DOSJA
Komisioni i Rithemelimit: Lulzim Brava me trillime bajate, aleancë gazi me

TIRANË – Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike i konsideroi trillime bajate për beteja imagjinare deklaratat e kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha për rindërtimin e Shqipërisë pas shkatërrimit që i ka bërë “Trekëndëshi i Bermudës” Rama-Meta-Berisha. Nëpërmjet zëdhënëses së Komisionit të Rithemelimit të PD, Floriana Garo, shkruhet në Facebook se Basha është skllav i emëruar nga kryeministri Edi Rama si kryetar i PD. Organi i dalë nga Kuvendi i 11 dhjetorit akuzoi Ramën me kërkesë të kryedemokratit dhunoi dhe helmoi me gaz lotsjellës demokratët në godinën e PD.

Komisioni i Rithemelimit shton se misioni i saj është garantimi i pluralizmit të vërtetë politik, çlirimi i PD dhe opozitës nga pengmarrja e Ramës dhe pazareve të pista me skllavin e tij Lulzim Basha.

POSTIMI I FLORIANA GAROS:
Lulzim Brava, skllavi i Edi Rames, qe sot ka uzurpuar seline e demokrateve si kryetar i emeruar nga Edi Rama me ndihmen e narkopolicise se tij dhe shkarkuar nga 4446 delegate te kuvendit te 11 dhjetorit dhe 44 mije antare te PD ne referendumin e 18 dhjetorit 2021, doli ne skenen e krimit atje ku dje, vrasesit, banditet me dhe pa uniforme, dhunuan qytetaret, duke ofruar serish trillimet bajate per beteja imagjinare te cilet shiten pa filluar per aleancen e gazit Brava – Rama.

Nuk ka asgje qe do mund te na ndaloje ne rikthimin e Selise se Partise Demokratike nga peng i qeverise ne shtepine e lirise!

Lulzim Basha akuzoi ish-kryeministrin Sali Berisha se me protestën e djeshme ngjante me Ramën në 21 janar 2011. Ai premtoi se shqiptarët do të ndërtojnë të ardhmen e tyre pasi tashmë i kanë kuptuar armiqtë e tyre të vërtetë politik. Gjithashtu, Basha tha se është ende i gatshëm t’u shërbejë demokratëve dhe shqiptarëve.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike komisioni i rithemelimit te pd lulzim basha sali berisha komisioni i rithemelimit te pd lulzim basha sali berisha

Sondazh

Poll