Politike

VD-Basha: Rama dhe Berisha krenohen me produktet e dhunës, shkatërruan të ardhmen

9 Janar 2022, 14:43 Nga DOSJA
VD-Basha: Rama dhe Berisha krenohen me produktet e dhunës, shkatërruan

TIRANË – Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha akuzoi ish-kryeministrin Sali Berisha dhe pasardhësin e tij Rama si dy politikanë që kanë shkatërruar të ardhmen e Shqipërisë dhe se janë të dhënë pas dhunës. Në daljen për mediat, kryedemokrati shtoi se shqiptarët do ta ndërtojnë nga fillimi të ardhmen e tyre pasi janë penguar prej vitesh nga “dinosaurët politik” si Berisha dhe Rama. Madje, ai shtoi se të dy rivalët e tij krenohen nëpër televizione me produktet e dhunës që nxisin e shkaktojnë.

“Qëllimi im dhe i bashkëpunëtorëve të mi është dicka tjeër që nga këto rrënoja, nga të cilat eksitohet ai dhe Rama, të ringrejmë PD. Siç e kanë ndërruar themeluesit. Shqiptarët duan një parti që t’i prijë shumicës së tranzicionit që eksiton Ramën e Berishën. Atyre i them Ramës e Berishës se vendosmëria ime është e palëkundur. Do ta ndërtojmë edhe nga fillimi, kanë shkatërruar të ardhmen e rinisë, si plaçkë që e flakin tutje kur nuk u duhet. E grisin dhe e copëtojnë kur nuk ekanë të tyren. Ky është mentaliteti që kemi nga diktatura. Gjithçka të mirë e kemi nga qytetarët, të keqen e kemi nga dinosaurët e politikës. Ndaj teksa ata përpiqen të marrin kohë dhe vëmendje televize e të krenohen me dhunën e produktet e dhunës, të krijojnnë një botë që s’ka lidhjen me hallet. Detyra ime është të bëjmë të kundërtën duke u bazuar tek hallet e dokumentet e shqiptarëve. Pavarësisht se është në konflikt të plotë me dinosaurët e tranzicionit. Kështu që kjo që shikoni këtu nuk është betejë mes një grupi huliganësh”, deklaroi Lulzim Basha.

LAJMI KRYESOR:  Basha: PD do ringrihet! Berisha eksitohet nga dhuna, njësoj si Rama për ’21 janarin’

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike lulzim basha perplasje ne partine demokratike sali berisha lulzim basha perplasje ne partine demokratike sali berisha

Sondazh

Poll