Politike

Meta shtyu zgjedhjet, reagon Rama: Çmenduria e dytë, mëshirojeni…e nxorri nga filxhani

27 Qershor 2019, 12:39 Nga DOSJA
Meta shtyu zgjedhjet, reagon Rama: Çmenduria e dytë,

TIRANË- Pak pasi presidenti Meta caktoi datën e re të zgjedhjeve, të cilat sipas tij do të mbahen më 13 tetor, i menjëhershëm ka qenë reagimi i kryeminstrit Edi Rama.

Në një postim në Twitter, Rama ironizon Metën duke shkruar: A ju thashë prisni çmendurinë e dytë? Tani thjesht mëshirojeni.

Sipas Ramës, akti i sotëm i Metës, ishte  çmenduria e dytë, pas dekretit për anulimin e zgjedhjeve më 30 qershor. 

“A ju thashë prisni çmendurinë e dytë??Tani thjesht mëshirojeni?

Data e nxjerrë nga filxhani i revolucionit imagjinar është një

NULLUM ABSOLUTUM Dhe QUOD NULLUM EST NULLUM PRODUCIT EFFECTUM?

30 QERSHORI ESHTE E VETMJA DATE ZGJEDHJESH???”, shkruan Rama në Twitter.

Gjatë një konferencë për shtyp ditën e sotme, presidenti i vendit, Ilir Meta bëri me dije datën e re të zgjedhjeve, që sipas tij do të jetë 13 tetori. Ky akt i presidentit u quajt çmenduri e dytë nga kryeministri Edi Rama, i cili reagoi menjëherë në Twitter.

(a.b, a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike data e re e zgjedhjeve edi rama ilir meta data e re e zgjedhjeve edi rama ilir meta

Sondazh

Poll