Politike

Meta cakton datën e re të zgjedhjeve: Do të mbahen në 13 tetor

27 Qershor 2019, 12:35 Nga DOSJA
Meta cakton datën e re të zgjedhjeve: Do të mbahen në 13

TIRANË– Presidenti i Republikës Ilir Meta nga konferenca urgjente ka treguar se pas  takimeve me partitë opozita dhe një aleat të Edi Ramës, ka treguar datën e re të zgjedhjeve.

Meta u shpreh se data e re e zgjedhjeve lokale do të jetë 13 tetori. “ Dy arsyet kryesore përse kam vendosur 13 tetorin është dita më e shpejtë për të organizuar zgjedhje gjithëpërfshirëse, jo vetëm sa i takon vullnetit të atyre që duan të marrin pjesë në zgjedhje. Dhe së dyti, Sikurse e kam nënvizuar e kam theksuar edhe para jush ne shpjegimet Kushtetuese e logjike te atij anulimi, një nga arsyet kryesore ka te beje me garantimin e vazhdimësisë së integrimit evropian të mos shkëputjes së Shqipërisë nga Maqedonia Veriore.  Për fat të keq kemi humbur mjaft kohë, por për fat të mirë ende në axhendën e BE është ende për të marrë vendim për të dyja vendet ën tetor. Këshilli i BE është në 17-18 tetor dhe dhe duke zgjedhur 13 tetorin si datën më të shpejtë për zgjedhje gjithpërfshirëse për të gjithë ata që duan të marrin pjesë.”, ishte kjo një pjesë e deklaratës së Metës.

(A.B & A.S/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike data e re e zgjedhjeve ilir meta meta me gazetarët zgjedhje ne 13 tetor data e re e zgjedhjeve ilir meta meta me gazetarët zgjedhje ne 13 tetor

Sondazh

Poll