Politike

REAGIMI/ “Ç’më bëre sot”, Bylykbashi i përgjigjet Ramës: Im bir ka ditëlindjen…

27 Qershor 2019, 12:30 Nga DOSJA
REAGIMI/ “Ç’më bëre sot”, Bylykbashi i

ELBASAN- Ish-deputeti demokrat, Aurel Bylykbashi ka reaguar pas deklaratave të Edi Ramës dje nga Elbasani. Në një reagim në Facebook, Bylykbashi shkruan se djali i tij sot ka ditëlindjen, dhe me ironi shkruan se me ato që tha Kryeministri dje do i mbetet djemtë pa martuar.

“Se, qe ta dish, kur Haxhi Qamili erdhi ne Elbasan, qelloi qe Kryetar Bashkie ishte im stergjysh, Hysen Hastopalli! Do ta rrihnin ne xhami, por ai nuk e dorezoi Bashkine e Elbasanit! E gjeten te papergatitur.., sa erdhen burrat e Shpatit me arme nga Busheku, bashke me djemte dhe nipat e vet!”, shkruan më tej kreu i demokratëve në Elbasan.

REAGIMI I PLOTË

Marlindi sot ka Ditelindjen! Mbush 14 vjec! C’me bere zoti Rama! Me le dy djemte pa martuar! Kush i merr me keta, pas atyre qe the dje per mua!! Po me ke merzitur nenen! E di si me tha? Te kam te parin dhe te kam bere me gjithe deshiren e nje nene!! Po c’pune ke ti me Haxhi Qamilin?!

Se, qe ta dish, kur Haxhi Qamili erdhi ne Elbasan, qelloi qe Kryetar Bashkie ishte im stergjysh, Hysen Hastopalli! Do ta rrihnin ne xhami, por ai nuk e dorezoi Bashkine e Elbasanit! E gjeten te papergatitur.., sa erdhen burrat e Shpatit me arme nga Busheku, bashke me djemte dhe nipat e vet!

Po nga ti dish ti, keto punet e Historise se Shqiperise! Kur ai i joti ishte shofer, ky i imi kishte dy makina! I thashe nenes: Do ti them te na sjelle Zahon, ca dite tek shtepija jone… Thuaji.., me tha! Do tja mbaj si djale Kryeministri! Kjo i di mire keto pune, se per vete eshte rritur me sherbetore…

Po une e kam hallin tjeterkund! Do ti ve te tre, te bejne nje xhiro ne bulevard, ti shohe Elbasani! Mbase ju hapet fati pastaj! Meqe ra fjala, ti e di ku e kam hallin une! Shikoje dhe nje here, ate punen e dates 30!! Ke mbetur vetem, prandaj bertet! Dje ne Elbasan, ishin me shume se ju!! Po nuk kishim karrike te rrinin ulur! Perndryshe…, une e di.., burgu me pret!! Po ty??

Kujtojmë se Bykykbashi dhe Rama janë përfshirë në akuza dhe kundër akuza me njëri-tjetrin që pas vizitës së Ramës në Librazhd pak ditë më parë, ku pas përplasjeve Policia arrestoi ish-deputetin demokrat. Ai në një reagim tha se tashmë e kishte personale me kryeministrin, ndërsa ky i fundit iu përgjigj dje ku i tha se është një derdimen.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike aurel bylykbashi edi rama rama bylykbashi aurel bylykbashi edi rama rama bylykbashi

Sondazh

Poll