Politike

Përplasja/ Meta: 13 tetori, data e re e zgjedhjeve. Basha refuzon…Rama: E pa në filxhan, çmenduri

27 Qershor 2019, 12:06 Nga DOSJA
Përplasja/ Meta: 13 tetori, data e re e zgjedhjeve. Basha

TIRANE– Pasi priti kryeministrin Edi Rama nga ora 05:00 e mëngjesit deri në orën 13:00 për t’u takuar, presidenti i Republikës Ilir Meta, njoftoi konferencë për shtyp, ku njoftoi 13 tetorin si datën e re të zgjedhjeve lokale. Dy argumentet e presidentit ishin gjithpërfshirja dhe mundësia për hapjen e negociatave.

Dy arsyet kryesore përse kam vendosur 13 tetorin është dita më e shpejtë për të organizuar zgjedhje gjithëpërfshirëse, jo vetëm sa i takon vullnetit të atyre që duan të marrin pjesë në zgjedhje. Dhe së dyti, Sikurse e kam nënvizuar e kam theksuar edhe para jush ne shpjegimet Kushtetuese e logjike te atij anulimi, një nga arsyet kryesore ka te beje me garantimin e vazhdimësisë së integrimit evropian të mos shkëputjes së Shqipërisë nga Maqedonia Veriore.  Për fat të keq kemi humbur mjaft kohë, por për fat të mirë ende në axhendën e BE është ende për të marrë vendim për të dyja vendet ën tetor. Këshilli i BE është në 17-18 tetor dhe dhe duke zgjedhur 13 tetorin si datën më të shpejtë për zgjedhje gjithpërfshirëse për të gjithë ata që duan të marrin pjesë.”, ishte kjo një pjesë e deklaratës së Metës.

Më tej kreu i shtetit, tha se nuk detyron askënd që të marrë pjesë në zgjedhje, pasi detyra e tij është që tu japë të gjithë mundësinë që të reflektojnë.

 “Duhet t’ju siguroj se nuk mund të detyroj askënd të marrë pjesë në mënyrë të pavullnetshme në zgjedhje, askënd. Detyra ime si President i Republikës dhe si i vetmi institucion në kushtetutën e vendit është të jap mundësinë të gjithëve të reflektojnë, të bëhen pjesë e procesit, të heqin dorë nga axhendat e ngushta maksimaliste dhe duke qenë se është objektiv kombëtar i gjithë forcave politike anëtarësimi në BE të sillemi në mënyrë evropiane, në këto orë, ditë dhe pak muaj që kanë mbetur”- tha Meta.

Kreu i shtetit, ka bërë thirrje Edi Ramës për reflektim. Meta tha se  ai shpreson që Rama do të reflektojë dhe të gjithë aktorët e tjerë të politikës do të bëjnë të njëjtën gjë.

Unë shpresoj në reflektimin e të gjithëve. Se cili është qëndrimi i Ramës është i tiji në raport me paqen sociale. Axhenda ime nuk është Rama ik, por Edi reflekto! Jo provokime të një shteti paralel. Ju kujtoni se unë jam kaq i pashpresë që ai nuk do të reflektojë?! Kemi orë, kemi ditë. Sepse të gjithë shqiptarët janë të shqetësuar”, tha Meta.

Por këtu nuk mungoi as përgjigjia e Ramës. Paralelisht me konferencën e presidentit, kryeministri reagoi dhe e quajti çmenduri, dhe se datën e kishte parë në filxhan.

“A ju thashë prisni çmendurinë e dytë??Tani thjesht mëshirojeni? Data e nxjerrë nga filxhani i revolucionit imagjinar është një NULLUM ABSOLUTUM Dhe QUOD NULLUM EST NULLUM PRODUCIT EFFECTUM? 30 QERSHORI ESHTE E VETMJA DATE ZGJEDHJESH???”, shkruan Rama në Tëitter.

Dhe për këtë, Meta e kishte një përgjigje:

Më vjen shumë keq për reagimin e tij por nuk humbas asnjë moment qetësinë, unë nuk e kam për turp që jam burri i Monikës dhe këtë e dinë gjithë shqiptarët, unë Monikën e kam gjetur në partinë që drejton sot Rama, por ai e di se unë i di detyrat dhe bëj ndarjen personale, shoqerore dhe familjare me anën institucionale. Është tjetër gjë Monika dhe tjetër gjë Republika aq më tepër në këtë detyrë kaq të rëndësishme që kam.  I bej të qartë se axhenda ime është ajo e presidentit të Republikës vend anëtarë i NATO”, u shpreh Meta.

Ndërkohë ka reguar edhe kryeopozitari Lulzim Basha. Në një deklaratë për mediat, Basha u shpreh se i prerë që Partia Demokratike dhe Opozita e Bashkuar nuk ulen në asnjë diskutim për procesin zgjedhor dhe nuk futen në zgjedhje me Edi Ramën kryeministër.

“Partia Demokratike dhe Opozita e Bashkuar nuk merr pjesë në asnjë process zgjedhjesh dhe në asnjë diskutim për zgjedhje, nuk merr pjesë në asnjë diskutim për zgjidhje politike apo për reforma apo për çfarëdo formule pa dalë para drejtësisë të gjithë ata që janë përfshirë në vjedhjet e zgjedhjeve në bashkëpunim me krimin.

Fundi i pandëshkueshmërisë së politikanëve të lidhur me krimin është kushti i panegociueshëm që ne t’u kthehemi proceseve politike. Ne nuk bëjmë marrëveshje me Edi Ramën, në asnjë rrethanë dhe në asnjë kusht. Në as nuk diskutojmë më me Edi Ramën në asnjë rrethanë,”– tha Basha ndër të tjera.

(Fg/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike data e re e zgjedhjeve dekreti i metes ilir meta zgjedhjet lokale 30 qershor 2019 data e re e zgjedhjeve dekreti i metes ilir meta zgjedhjet lokale 30 qershor 2019

Sondazh

Poll