Politike

Post-protesta! Berisha: Brutaliteti i narkopolicisë Rama-Basha nuk kursen as mediat

9 Janar 2022, 08:52 Nga DOSJA
Post-protesta! Berisha: Brutaliteti i narkopolicisë Rama-Basha nuk kursen

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar një ditë pas protestës së thirrur nga ai në selinë e Partisë Demokratike. Berisha ka ndarë një video në të cilën shihet kameramani i ‘Faxnews’ që qëndron sipër makinës për të kapur pamjet nga protesta. Në drejtim të tij hidhet ujë, veprim ky që sipas Berishës është kryer nga brutaliteti i narkopolicisë së kryeministrit Edi Rama dhe kryedemokratit Lulzim Basha.

‘Brutaliteti i narkopolicise Rama-Basha nuk kursen as mediat! sb‘- shkruan Berisha në rrjetin e tij social ‘Facebook’.

Por çfarë ndodhi dje brenda oborrit të PD?

Një situatë e paprecedentë me dhunë e të lënduar u regjistrua ditën e djeshme në selinë e PD-së, ku për më shumë se 3 orë pati përplasje nga të dyja palët, mbështetësit e Sali Berishës, e ata të Bashës ishin të mbyllur brenda. Edhe pse tentuan, demokratët që shqyen dyert e jashtme të selisë, nuk depërtuan deri tek zyra e kryedemokratit Lulzim Basha në katin e dytë. Teksa përplasja intensifikohej Lulzim Basha ka kërkuar ndihmën e policisë, e cila i është përgjigjur menjëherë duke marrë në kontroll situatën, duke nisur edhe shoqërimet e para.

(a.b)./dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike perplasje ne partine demokratike sali berisha perplasje ne partine demokratike sali berisha

Sondazh

Poll