Politike

PROTESTA në PD/PAMJET brenda selisë blu, si i përjetoi grupi i Bashës trazirat

9 Janar 2022, 07:49 Nga DOSJA
PROTESTA në PD/PAMJET brenda selisë blu, si i përjetoi grupi i

TIRANË– Në kohën kur jashtë selisë së Partisë Demokratike po zhvillohej protesta e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha, kryedemokrati Lulzim Basha po zhvillonte në seli mbledhje.

Mbledhja e Kolegjit të Kryetarëve u ndërpre pas trazirave të shumta që nisën në oborrin e selisë. ‘JOQ’ ka ndarë një video brenda zyrave të selisë, aty ku shihen demokratët që filmojnë dhe vëzhgojnë sa munden në dritare. Disa prej tyre shihen në këmbë e të tjerë të ulur në karriget që ndodhen larg dritareve.

 

 

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)

Por çfarë ndodhi dje brenda oborrit të PD?

Një situatë e paprecedentë me dhunë e të lënduar u regjistrua ditën e djeshme në selinë e PD-së, ku për më shumë se 3 orë pati përplasje nga të dyja palët, mbështetësit e Sali Berishës, e ata të Bashës ishin të mbyllur brenda. Edhe pse tentuan, demokratët që shqyen dyert e jashtme të selisë, nuk depëtuan deri tek zyra e kryedemokratit Lulzim Basha në katin e dytë. Teksa përplasja intensifikohej Lulzim Basha ka kërkuar ndihmën e policisë, e cila i është përgjigjur menjëherë duke marrë në kontroll situatën, duke nisur edhe shoqërimet e para.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike lulzim basha perplasje ne partine demokratike sali berisha lulzim basha perplasje ne partine demokratike sali berisha

Sondazh

Poll