Politike

S’mbyllet dera e Metës, pas të vegjëlve, zbarkojnë ndërkombëtarët, cila do të jetë data e re e zgjedhjeve

27 Qershor 2019, 11:17 Nga DOSJA
S’mbyllet dera e Metës, pas të vegjëlve, zbarkojnë

TIRANE- Pas takimeve të shumta që ka zhvilluar ditën e sotme me kryetarin e PD, dhe kryetarët e partive të tjera opozitare, presidenti Ilir Meta, e ka të ngjeshur ditën. Në zyrën e Metës kanë mbërritur ambasadorët e vendeve të BE, dhe Luigi Soreca.

Në takim mësohet se janë ambasadorët e Francës, Gjermanisë dhe Britanisë. Në fokus të takimit është situata politike në vend, tri ditë para zgjedhjeve lokale të 30-qershorit.

Takimi vjen në kohën kur aleatët e Bashës zbuluan se presidenti Ilir Meta do të zbulojë deri në mbrëmje, datën e re të zgjedhjeve.

“Zgjedhjet ligjërisht më datë 30 nuk bëhet se kemi një dekret të presidentit. Do të bëhet një datë re për zgjedhjet. Në fund të fundit, situata e sotme sjell edhe problem edhe për negociatat drejt BE-së. Besoj se nga darka do të dalë një gjykim i përbashkët. Secili prej nesh ka nga një ide të tijën por vendimet do t’i nxjerrim të përbashkëta.”, u shpreh Dashamir Shehi.

Ditën e sotme, Presidenti Meta ka zhvilluar sot një takim 20 minuta me Bashën. Takimi është fokusuar tek zgjidhja e krizës politike. Ishte Basha që shkoi në Presidencë pas ftesës së Metës. Rama refuzoi që ulej në tryezë me Kreun e Shtetit me arsyetimin e ishte i zënë me fushatë. Kryeministri bëri karshillik pak metra më tutje duke ushtruar notin.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike data e re e zgjedhjeve ilir meta luigi soreca meta takon ambasadoret data e re e zgjedhjeve ilir meta luigi soreca meta takon ambasadoret

Sondazh

Poll