Politike

Takimet e Metës, Rama ironi therëse me Presidentin: Salvator Haxhi Qametaj

27 Qershor 2019, 11:57 Nga DOSJA
Takimet e Metës, Rama ironi therëse me Presidentin: Salvator Haxhi

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë në lidhje me takimet e Presiddentit Ilir Meta me kreret e opozitës dhe amabsadorët në Tiranë.

Rama në një postim në rrjetet sociale shkruan se sot selia e opozitës rrugore është bërë Presidenca e Republikës. Më tej numri një i qeverisë shton se  këto që kanë ndodhur sot janë karnavale politike.

Zyrtare sot: Selia e opozitës rrugore është Presidenca e Republikës dhe udhëheqësi i katër galaktikëve të shtabit të revolucionit imagjinar për të mbrojtur me dhunë republikën e votën e popullit nga vetë populli, është vetë ai, Salvator Haxhi Qametaj?Çfarë karnevalesh politike??Qeshni me ta dhe me qetësi e dashuri t’u japim një mesazh kumbues të dielën,duke votuar ose mosvotuar,por duke qenë të gjithë bashkë në një mendje se Shqipëria s’mund të jetë kurrë, një shesh për përsheshin e gatuar tërë këta muaj, të cilin duhet ta hanë ata që na e servirën?”, shkruan Rama.

20 minuta. Kaq zgjati takimi i shpejtë mes Metës dhe Bashës. Në përfundim të takimit, Meta theksoi rëndësinë e një sjelljeje evropiane. Pas Bashës, Meta pret aleatët dhe ndërkombëtarët. Rama karshillëk Metës. Nuk i shkon në takim, por zgjedh të bëjë not në një ambient sportiv.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike data e re e zgjedhjeve edi rama ilir meta kriza politike takimet e metes data e re e zgjedhjeve edi rama ilir meta kriza politike takimet e metes

Sondazh

Poll