Politike

Tensione më 30 qershor, Patozi qetëson zemrat e shqiptarëve: Do jetë ditë normale, s’bëhet kiameti

27 Qershor 2019, 11:47 Nga DOSJA
Tensione më 30 qershor, Patozi qetëson zemrat e shqiptarëve: Do

TIRANE- Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ka thënë se data 30 qershor do të jetë e qetë, dhe në kundërshtim me ato që thuhen në media, se rrezikohet përplasje.
Në një takim që zhvilloi në Vlorë, Patozi iu bëri thirrje qytetarëve që të heqin dorë nga Rilindja dhe të votojnë BD.

Pjesë nga fjala e Patozit:

Ne ofrojmë të kundërtën e Rilindjes, ofrojmë një model ku vlerat qytetare, vlerat kombëtare nuk nëpërkëmbën, ku kryetari i qeverisë, i partisë dhe i bashkisë nuk është zoti por është një shërbëtor i shtetit.
Për ca na akuzojnë ne sot? Na akuzojnë pse marrim pjesë në zgjedhje. Po pse qenka problem të marresh pjesë? Problem është mos marrësh pjesë në zgjedhje.
Njëra palë thotë që 30 qershori është festë duhet të bien sazet, ndërsa të tjerët thonë që është dita e kiametit. Është ditë e zakonshme ku shqiptarët duhet të ushtrojnë vullnetin e tyre për të votuar. Nuk do të ndodhë asgjë e jashtëzakonshme nuk do të bëhet kiameti.

Deklarata e Patozit vjen tri ditë para zgjedhjeve lokale të 30 qershorit, zgjedhje këto ku opozita nuk merr pjesë.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike astrit patozi zgjedhjet lokale 30 qershor 2019 astrit patozi zgjedhjet lokale 30 qershor 2019

Sondazh

Poll