Politike

Aleatët e Bashës zbulojnë takimin me Metën: Në darkë kemi datën e re të zgjedhjeve

27 Qershor 2019, 11:05 Nga DOSJA
Aleatët e Bashës zbulojnë takimin me Metën: Në

Tiranë- Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi pas takimit me presidentin Ilir Meta ka deklaruar se sot në darkë do të publikohet një datë e re për zgjedhjet. Ai theksoi se zgjedhjet ligjërisht më datë 30 nuk bëhen, se ka një dekret të presidentit, që sipas nuk  i lejon.

“Zgjedhjet ligjërisht më datë 30 nuk bëhet se kemi një dekret të presidentit. Do të bëhet një datë re për zgjedhjet. Në fund të fundit, situata e sotme sjell edhe problem edhe për negociatat drejt BE-së. Besoj se nga darka do të dalë një gjykim i përbashkët. Secili prej nesh ka nga një ide të tijën por vendimet do t’i nxjerrim të përbashkëta.”, u shpreh Dashamir Shehi.

Theksojmë se në takimin e sotëm me presidentin Meta ishin edhe Nard Ndoka, Agron Duka, Vangjel Dule, dhe Fatmir Mediu.

Mësohet se në qendër të diskutimeve është situata politike në vend. Më herët në zyrën e Metës ishte edhe një përfaqësues i Këshillit të Europës.

Presidenti Meta ka zhvilluar sot një takim 20 minuta me kreu e PD-së Lulzim Bashën Takimi u fokusua tek zgjidhja e krizës politike. Ishte Basha që shkoi në Presidencë pas ftesës së Metës. Rama refuzoi që ulej në tryezë me Kreun e Shtetit me arsyetimin e ishte i zënë me fushatë. Kryeministri bëri karshillik pak metra më tutje duke ushtruar notin.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dashamir shehi data e re e zgjedhjeve ilir meta takimi i metës me aleatët e pd-së dashamir shehi data e re e zgjedhjeve ilir meta takimi i metës me aleatët e pd-së

Sondazh

Poll