Politike

Monitorimi i zgjedhjeve, KE: Jemi duke ndjekur situatën, OSBE/ODIHR bashkëpunon me ne

27 Qershor 2019, 11:56 Nga DOSJA
Monitorimi i zgjedhjeve, KE: Jemi duke ndjekur situatën, OSBE/ODIHR

TIRANE- Një ditë pasi vendosi anulimin e vizitës të delegacionit që do të monitoronte zgjedhjet lokale të 30 qershorit, një reagim ka ardhur nga Këshilli i Europës.

Zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Europës, në një reagim në rrjetet sociale bën me dije se KE po e ndjek situatën në Shqipëri dhe se është bashkëpunim me OSBE/ODIHR që monitoron zgjedhjet e 30 qershorit.

“Ne po e ndjekim me vëmendje situatën para zgjedhjeve të 30 qershorit në Shqipëri, të cilat duhet të zhvillohen në përputhje me të gjitha detyrimet dhe standardet ndërkombëtare për zgjedhje dhe po ashtu në përputhje me legjislacionin kombëtar. Në këtë kontest, ne duam të rikujtojmë se Këshilli i Evropës ka një marrëdhënie të gjatë dhe mjaft të konsoliduar me OSBE/ODIHR-in, i cili ka dërguar një mision për mbikëqyrjen e zgjedhjeve në Shqipëri“, shprehet  zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Evropës.

Më herët presidenti Ilir Meta takoi edhe zyrtaren e KE në Shqipëri, Jutta Gützkoë. Dje, Këshilli Europian anuloi ardhjen e delegacionit në Shqipëri për vëzhgimin e zgjedhjeve.

Në njoftimin e KE-së theksohej se ky vendim është marrë për shkak të pasigurisë së vazhdueshme në lidhje me organizimin e zgjedhjeve lokale në Shqipëri më 30 qershor dhe për për shkak të rreziqeve të mundshme për sigurinë në disa zona të caktuara.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike keshilli i europes zgjedhjet lokale 30 qershor 2019 keshilli i europes zgjedhjet lokale 30 qershor 2019

Sondazh

Poll