Politike

Mosmarrëveshje në opozitë? Idrizi: Nuk kemi vendosur datë të re zgjedhjesh…por çfarë thanë Shehi e Mediu

27 Qershor 2019, 11:08 Nga DOSJA
Mosmarrëveshje në opozitë? Idrizi: Nuk kemi vendosur datë

TIRANE– Kryetari i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi ka takuar sot kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Në përfundim të takimit me Bashën, Idrizi tha se nuk është vendosur ende për një datë të re zgjedhjesh.

Pas takimit me Bashën, Idrizi është drejtuar për në presidencë ku do të takojë presidentin Ilir Meta.

“Nuk kemi vendosur për datë të re zgjedhjesh”,-tha Idrizi, duke hedhur poshtë deklaratën paralele të Dashamir Shehit i cili tha sot se Meta deri në darkë do dekretojë datën e re të zgjedhjeve lokale.

“Zgjedhjet ligjërisht më datë 30 nuk bëhet se kemi një dekret të presidentit. Do të bëhet një datë re për zgjedhjet. Në fund të fundit, situata e sotme sjell edhe problem edhe për negociatat drejt BE-së. Besoj se nga darka do të dalë një gjykim i përbashkët. Secili prej nesh ka nga një ide të tijën por vendimet do t’i nxjerrim të përbashkëta.”, u shpreh Dashamir Shehi.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike shpetim idrizi zgjedhjet lokale 2019 shpetim idrizi zgjedhjet lokale 2019

Sondazh

Poll