Politike

Aleati i Ramës takon Metën, Milo: Duhet zgjidhje urgjente e krizës

27 Qershor 2019, 11:00 Nga DOSJA
Aleati i Ramës takon Metën, Milo: Duhet zgjidhje urgjente e

TIRANE- Në takim me presidentin Ilir Meta sot ka shkuar edhe aleati besnik i Partisë Socialiste, kreu i PDS, Paskal Milo.  Milo u shpreh në dalje të takimit se duhet një rrugë-dalje nga kriza që ka përfshirë vendin, por nuk dha detaje për datën e re të zgjedhjeve.

“Është çështje e Ramës. PSD respekton institucionin e zgjedhjeve por edhe të presidentit. Të gjendet rruga më e mirë, duke lenë mënjanë instinuatat. Të merren masa urgjente për zgjidhjen e krizës. Të respektohen institucionet. Nuk e di, presidenti është në tagrin e tij të dekretojë një datë të re zgjedhjesh.”-tha Milo.

Më herët, kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi pas takimit me presidentin Ilir Meta ka deklaruar se sot në darkë do të publikohet një datë e re për zgjedhjet. Ai theksoi se zgjedhjet ligjërisht më datë 30 nuk bëhen, se ka një dekret të presidentit, që sipas nuk  i lejon.

Presidenti Meta ka zhvilluar sot një takim 20 minuta me kreu e PD-së Lulzim Bashën Takimi u fokusua tek zgjidhja e krizës politike. Ishte Basha që shkoi në Presidencë pas ftesës së Metës. Rama refuzoi që ulej në tryezë me Kreun e Shtetit me arsyetimin e ishte i zënë me fushatë. Kryeministri bëri karshillik pak metra më tutje duke ushtruar notin.

(J.V.f.g/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ilir meta paskal milo zgjedhjet e 30 qershori ilir meta paskal milo zgjedhjet e 30 qershori

Sondazh

Poll