Politike

Aelatët e PD-së takim me Metën, Shehi: Në darkë kemi datën e re të zgjedhjeve

27 Qershor 2019, 10:16 Nga DOSJA
Aelatët e PD-së takim me Metën, Shehi: Në darkë kemi

TIRANE- Pas takimit që kreu i shtetit, Ilir Meta zhvilloi mëngjesin e sotëm me kryetarin e PD, Lulzim Basha, në zyrën e tij kanë shkuar tanimë edhe aleatët e kryedemokratit.  Nard Ndoka, Agron Duka, Dashamir Shehu, Vangjel Dule, dhe Fatmir Mediu shkuan në zyrën e presidentit.

Pas takimit, kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi deklaroi se  sot në darkë do të publikohet një datë e re për zgjedhjet. Sipas tij zgjedhjet ligjërisht më datë 30 nuk bëhen, se ka një dekret të presidentit, që sipas nuk  i lejon.

“Zgjedhjet ligjërisht më datë 30 nuk bëhet se kemi një dekret të presidentit. Do të bëhet një datë re për zgjedhjet. Në fund të fundit, situata e sotme sjell edhe problem edhe për negociatat drejt BE-së. Besoj se nga darka do të dalë një gjykim i përbashkët. Secili prej nesh ka nga një ide të tijën por vendimet do t’i nxjerrim të përbashkëta.”, u shpreh Dashamir Shehi.

Mësohet se në qendër të diskutimeve është situata politike në vend. Më herët në zyrën e Metës ishte edhe një përfaqësues i Këshillit të Europës.

Presidenti Meta ka zhvilluar sot një takim 20 minuta me Bashën. Takimi është fokusuar tek zgjidhja e krizës politike. Ishte Basha që shkoi në Presidencë pas ftesës së Metës.

Rama refuzoi që ulej në tryezë me Kreun e Shtetit me arsyetimin e ishte i zënë me fushatë. Kryeministri bëri karshillik pak metra më tutje duke ushtruar notin.

(F.g/J.v/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike data e re e zgjedhjeve meta takon aleatet e bashes zgjedhjet e 30 qershorit data e re e zgjedhjeve meta takon aleatet e bashes zgjedhjet e 30 qershorit

Sondazh

Poll