Politike

Dhunë nesër? Berisha: Asnjë fije floku s’i preket kujt, dera hapet me çdo formë 

7 Janar 2022, 20:22 Nga DOSJA
Dhunë nesër? Berisha: Asnjë fije floku s’i preket kujt,

TIRANË– Ish-kryeministri dhe lideri historik i Partisë Demokratike ka deklaruar sen esër nuk do të ketë dhunë në protestën që do të zhvillohet para selisë blu. I ftuar në “Çim Peka Live”, Berisha tha se dyert do të hapen. I pyetur për mënyrën, ish-kryeministri shtoi se mënyra do të gjendet, por dhunë s’do të ketë.

“Po pse ku po shkoj unë? Unë po shkoj të hap derën e shtëpisë time. Normale do të përdoren mjete për të hapur dyert mjetet enevojshme, por kjo nuk është dhunë. Absolutisht jo zotëri, kjo nuk është dhunë. Nëse dera nuk më hapet, do të përdoren mjetet e nevojshme, por asnjë fije floku nuk i preket askujt,”- tha Berisha. 

Më 8 janar, Berisha ka paralajmëruar për protestë para selisë blu ‘thirrur për forcimin e PD-së‘. Me sloganin ‘Proteste Kombëtare’: ‘Jo bunker i pengut, por shtëpi e demokratëve’ protesta do të nisë në orën 12:00 para selisë. Deri më tani është lajmëruar vetëm një protestë por nuk dihet se si grupi i Rithemelimit do ta nxjerrë Bashën nga selia. Nga grupi i Berishës është përdorur termi ‘butësisht’ për largimin e Bashës nga selia blu ndërkohë që Basha pretendon se grupi i ish-kryeministrit mund të ushtrojë dhunë dhe ka planifikuar sulm.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike lulzim basha sali berisha lulzim basha sali berisha

Sondazh

Poll