Politike

Paralajmëron Balliu: Dera e PD do shkulet, mos e vrisni mendjen se si

7 Janar 2022, 21:00 Nga DOSJA
Paralajmëron Balliu: Dera e PD do shkulet, mos e vrisni mendjen se si

TIRANË – Ish-deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu deklaroi se dera kryesore e godinës së Partisë Demokratike do të shkulet nesër. Në emisionin “Politico” në “Top News”, mbështetësi i lëvizjes për rithemelimin e PD-së shtoi se anëtarët e PD-së nesër në protestë para selisë blu nuk do t’i ndalojnë dot as kryetari i partisë Lulzim Basha dhe as sekretari Gazment Bardhi.

“Dera do të shkulet! Mos e vrisni mendjen se si do të shkulet. Nuk na ndalon dot Gaz Bardhi me Lulin. Basha është peng se nuk po pranon zgjidhjen më logjike që do të thotë votëbesohu”, u shpreh Balliu.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka thirrur protestë të demokratëve në orën 12:00 para godinës së PD-së me nxjerrjen nga zyra të kryetarit Lulzim Basha, i cili është shkarkuar nga referendumi i 18 dhjetorit. Sot pati paralajmërime nga ish-deputeti socialist Spartak Braho se nesër do të ketë akte dhune para PD-së dhe se rrezikohet jeta e një deputeti demokrat. Prej ditësh, dyert e partisë më të madhe opozitare po blindohen.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike klevis balliu perplasje ne partine demokratike klevis balliu perplasje ne partine demokratike

Sondazh

Poll