Politike

Berisha thirrje deputetëve: Mendojeni mirë, analizoni veprimet e Lul bravës

7 Janar 2022, 20:59 Nga DOSJA
Berisha thirrje deputetëve: Mendojeni mirë, analizoni veprimet e Lul

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha u ka bërë thirrje deputetëve të Partisë Demokratike që t’i bashkohen në protestën që pritet të zhvillohet nesër. I ftuar në “Çim Peka Live”, Berisha tha se të gjitha duhet të analizojnë veprimet e Bashës.

“U bëj thirrje miqësore të analizojnë të gjitha veprimet e Lul bravës dhe se sa përputhen me ta. Janë të mirëpritur të gjithë deputetët që kanë derdhur sjersën për mandatet e tyre. Nuk kemi asgjë kundër askujt prej tyre, përveç Lulzim bravës. PD ka një komision drejtues nuk ka kryetar dhe ajo zyrë nuk do të jetë zyra e kreut të PD. Sepse për momentin nuk ka kryetar partie. Dyert do hapen dhe ndërtesa i kthehet anëtarësisë,”- tha Berisha. 

Më 8 janar, Berisha ka paralajmëruar për protestë para selisë blu ‘thirrur për forcimin e PD-së‘. Me sloganin ‘Proteste Kombëtare’: ‘Jo bunker i pengut, por shtëpi e demokratëve’ protesta do të nisë në orën 12:00 para selisë. Deri më tani është lajmëruar vetëm një protestë por nuk dihet se si grupi i Rithemelimit do ta nxjerrë Bashën nga selia. Nga grupi i Berishës është përdorur termi ‘butësisht’ për largimin e Bashës nga selia blu ndërkohë që Basha pretendon se grupi i ish-kryeministrit mund të ushtrojë dhunë dhe ka planifikuar sulm.

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike sali berisha sali berisha

Sondazh

Poll