Politike

Videoja e njësisë nr.8, Berisha: Montim i turpshëm! Pyesni anëtarët që votuan

7 Janar 2022, 21:10 Nga DOSJA
Videoja e njësisë nr.8, Berisha: Montim i turpshëm! Pyesni

TIRANA – Ish-kryeministri Sali Berisha hodhi poshtë akuzat e Partisë Demokratike se ka manipuluar numrin e votuesve të referendumit të 18 dhjetorit në njësinë nr.8 të Tiranës, aty ku ka lindir kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha. Në “Syri TV”, Berisha tha se pamjet e kamerës së vendosur janë montuar. Ai ftoi gazetarët që të marrin listën e 760 anëtarëve demokratë të kësaj njësie që kanë votuar për shkarkimin e Bashës dhe t’i kontaktojnë për t’i pyetur nëse kanë votuar në 18 dhjetor. 

“Montim i turpshëm. Ju ftoj të dërgoni një gazetar. Gazetarët mund të japin nëj kontribut në këtë debat .Shkoni e merrni listën e 760 e ca anëtarëve në atë zonë, në të cilën ata kanë votuar me letërnjoftim dhe dokument të PD, emër e mbiemër e firmë. Të marrësh kamerën e dikurshme të një lokali është qesharake. Nuk e prek dot listën, Bashën e ka mohuar zona që e ka lindur”, u shpreh ish-kryeministri Sali Berisha.

Partia Demokratike pretendon se dega nr.8 e Partisë Demokratike në Tiranë ka rreth 1300 anëtarë dhe në 18 dhjetor nuk kanë votuar 760 persona në referendum për 117.

(d.v/dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike perplasje ne partine demokratike referendumi i berishes perplasje ne partine demokratike referendumi i berishes

Sondazh

Poll